AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Bardhi reagon ndaj Ramës: Hungaria s’mund të jetë model për ne, largohu një orë e më parë

by SHT Media
12/10/2024
in Politikë
6
0
Bardhi reagon ndaj Ramës: Hungaria s’mund të jetë model për ne, largohu një orë e më parë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se Hungaria është model për Shqipërinë.

Bardhi shkruan se modeli i vërtetë i Viktor Orbanit është ai i kontrollit ndaj medias dhe i korrupsionit.

Sipas Bardhit, Rama është kampion jo vetëm në Europë, por edhe në botë i kufizimit të lirisë.

“Edi Rama ia thotë në sy Orbanit: Hungaria është model për ne”- ky ishte mesazhi kyç që mediat transmetuan dje nga vizita e Kryeministrit Rama në vendin mik.

E vërteta është që modeli i Kryeministrit Orban në Hungari nuk mund të jetë kurrë modeli ynë i rrugëtimit evropian. Për grupin më të madh në Parlamentin Europian EPP modeli i Kryeministrit Orban është ai i kontrollit ndaj medias që ka cenuar lirinë e shprehjes dhe që ka sjell perceptimin për rritjen e korrupsionit.

Në këtë drejtim, Edi Rama është kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botë. Prandaj edhe Edi Rama duket të jetë shembulli dhe modeli i Kryeministrit Orban dhe jo anasjelltas”, shkruan Bardhi.

Bardhi nënvizon më tej se modeli i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë Hungaria.

Ai shton se problemi në Shqipëri është Edi Rama, ndërsa shqiptarët kanë në dorën zgjidhjen që është largimi i tij.

“Duke mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ritheksoj se model i Shqipërisë në këtë proces nuk mund të jetë kurrë Hungaria, edhe pse një vend mik. Modele në këtë proces nuk duhet te jenë PROBLEMI, por ZGJIDHJA.

Ne në Shqipëri ka kohë që e kemi indentifikuar PROBLEMIN e procesit të integrimit dhe quhet EDI RAMA. ZGJIDHJEN e kanë shqiptarët e ndershëm në dorë: LARGIMI një orë e më pari të problemit (EDI RAMËS)!”, nënvizon Bardhi.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Moti i keq përfshin edhe qarkun e Gjirokastrës, disa fshatra në Dropullin e Sipërm pa energji elektrike!

27/11/2026

Plaçkiti dy biznese dhe një banesë në pak ditë në Kavajë dhe Golem, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi!

27/11/2026

Kuvendi miraton me 77 vota përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4-5 yje, përjashtohet uji i ambalazhuar nga TVSH-ja 6%

27/11/2026

Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

27/11/2026

“Mesazhi i Marta Kos, një ogur i mirë”- Leka: Opozita të bashkëpunojë, Shqipëria mbi të gjitha! Dy partitë e mëdha…

27/11/2026

Zelensky: Putin është agresor dhe vrasës, nuk mund të jetë miku i Trump!

27/11/2026

Buxheti, ministri Gonxhja në Kuvend: Lehtësi fiskale deri në 30% për bizneset që sponsorizojnë kulturën!

27/11/2026

U kapën me armë në “Audi-n” e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët! Një person anonim vetëinkriminohet

27/11/2026

“Po e kursej se është lojtare e mirë dominoje”- Braçe: TVSH e paguan konsumatori! Tabaku: Ligjet shkruhen në zyrat e bizneseve!

27/11/2026

Tirana pret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Drejt Europës së bashku! Në fokus Plani i Rritjes dhe integrimi, e pranishme dhe Kos

27/11/2026

Tirana bëhet mikpritëse e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

27/11/2026

Rikthim në politikë? Kryemadhi: S’kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve

27/11/2026

GJKKO i dënoi nënën, Kryemadhi: Sa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do e ndjek si proces

27/11/2026

Rrëzohen me 80 vota amendamentet e PD-së për pagën e 13 të mësuesve dhe minimumin jetik 200 euro

27/11/2026

“Më plasi tra** po më dënuan!”/ Kryemadhi: SPAK më shkatërroi familjen, më mori shtëpinë, ç’do të më bëjë më?!

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Moti i keq përfshin edhe qarkun e Gjirokastrës, disa fshatra në Dropullin e Sipërm pa energji elektrike!
  • Plaçkiti dy biznese dhe një banesë në pak ditë në Kavajë dhe Golem, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.