• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën: Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë përparime në procesin e integrimit në BE

11/10/2024
in Politikë
Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën: Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë përparime në procesin e integrimit në BE

Procesi i Berlinit ka arritur disa gjëra, sidomos përmirësimin e bashkëpunimit. Një nga arritjet është dimensioni parlamentar, që synon të shndërrojë marrëveshjet në ligje të miratuara. Për këtë duhen parlamentet, dhe për këtë arsye, nuk duam vetëm që qeveritë të flasin me njëra-tjetrën, por edhe që parlamentet e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor të komunikojnë intensivisht mes tyre.

Ju u takuat me parlamentarët e vendeve të Procesit të Berlinit. Për çfarë u diskutua?

Temat kanë qenë shumë të gjera: procesi i zgjerimit, migrimi masiv, veçanërisht largimi i të rinjve, si dhe çështjet e infrastrukturës. Në disa raste është më e lehtë të udhëtosh nga këto vende drejt Vjenës, Mynihut apo Berlinit sesa të udhëtosh nga njeri vend te tjetri. Rindërtimi i rrjetit të mobilitetit, veçanërisht i hekurudhave, ka qenë një temë e madhe. Gjithashtu, u diskutuan çështjet energjetike, sundimi i ligjit dhe problemet mjedisore, si ndotja e ajrit, që mbetet një sfidë e madhe në rajon. Por, ajo që është shumë e rëndësishme, të gjithë e kanë theksuar se duan të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian dhe kërkojnë një proces të drejtë anëtarësimi.

Megjithatë, në disa vende, si Serbi apo Shqipëri, vërehet një tendencë ku opozita po dobësohet dhe partitë në pushtet forcohen. Çfarë bëni ju për ta parandaluar këtë?

Në dimensionin parlamentar, ne gjithmonë i kushtojmë shumë rëndësi përfshirjes së opozitës. Në fund, demokracia përcaktohet edhe nga mënyra se si trajtohet opozita. Qeveri ka në çdo vend të botës, por opozitë ka vetëm në vendet me demokraci të vërtetë. Prandaj, ne i kushtojmë shumë rëndësi përfshirjes së opozitës, e cila gjithmonë ka të drejtën të flasë.

Dhjetë vite Procesi i Berlinit, megjithatë vendet kanë bërë vetëm përparime simbolike drejt BE-së. Cilat janë arsyet?

Në fakt, tani ka përparime reale në procesin e zgjerimit. Për shumë vite, Bashkimi Evropian bënte sikur donte t’i pranonte këto vende, dhe ato bënin sikur po bënin reforma. Kjo ka ndryshuar në mënyrë thelbësore që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Tani në Bashkimin Evropian është kuptuar që nevojitet procesi i zgjerimit për arsye gjeopolitike dhe të sigurisë. Dhe në shumë nga këto vende janë bërë reforma të vërteta. Jo në të gjitha, por në shumë prej tyre po ndodhin ndryshime. Për shembull, Mali i Zi po zbaton shumë mirë reformat, dhe gjithashtu Shqipëria ka arritur shumë. Prandaj, tani shohim vërtet përparime, pas shumë vitesh të humbura.

Anton Hofreiter, i lindur në vitin 1970, biolog me profesion, është politikan i partisë Bündnis 90/Die Grünen (Të Gjelbrit) dhe anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2005. Nga viti 2013 deri në vitin 2021, ai ishte bashkëkryetar i grupit parlamentar të të gjelbërve së bashku me Katrin Göring-Eckardt. Që nga viti 2021, ai është kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian./dw

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!