• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

30 protestat për dorëheqjen e Veliajt, Dalipi: Nuk është kauzë që u shërben qytetarëve

09/10/2024
in Politikë
30 protestat për dorëheqjen e Veliajt, Dalipi: Nuk është kauzë që u shërben qytetarëve

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak miratoi mes zhurmës dhe tensioneve në pak minuta 18 pikat e rendit të ditës, kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi tha në Ditarin me Denisa Pashollin në A2 CNN, se nëse këto vendime nuk do të ishin miratuar dje, do të vonoheshin shërbimet për qytetarët. Sipas tij mazhoranca i ka votat për të votuar vendimet, ndërsa opozita nuk do normalitet në institucione.

“Një pjesë e qytetarëve presin ndihmën ekonomike me urgjencë, një pjesë bonusin e qirasë studentët presin të përfitojnë nga shërbimet që jep bashkia e Tiranës. Do të ishte e shkëlqyer të merreshin me votat e të gjithë palëve. Nuk ndodhi për shkak të zhvillimit të mbledhjes në kushte jo normale. Nëse vendimet nuk do të merreshin dje, do të vonoheshin shërbimet e qytetareve që kanë nevojë të mbështeten. Nuk duan të kenë normalitet në institucione, por nuk na cenon”, u shpreh kreu i këshillit bahskiak në A2.

I pyetur për 30 protestat e opozitës  që kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj pas publikimit të skandalit të dosjes 5 G, Dalipi u përgjigj se; kjo nuk është kauzë që u shërben qytetarëve, por theksoi që në lidhje me akuzat dhe drejtësinë, Veliaj është shprehur publikisht në mbështetje të SPAK, ndërsa opozita reagon me dy standarde.

“Të kërkosh dorëheqjen e një kryetari bashkie nuk është kauzë dhe nuk u shërben qytetarëve. Nuk ka pasur artikulim të qartë politik se cila është arsyeja. Së pari para një viti kanë qenë zgjedhjet dhe kryetari i bashkisë ka fituar me plus 60 mijë vota, ndërsa personat që e kërkojnë këtë gjë kanë dalë në minorancë, aq sa nuk dëmtojnë dot mazhorancën e PS e aleatëve për të votuar vendimet. Mazhoranca ka qenë shumë e fortë. Besimi ndaj qytetarëve. Kjo është çështje e tyre dikush zgjedh të punojë, dikush zgjedh të bëjë këto skema. Së dyti në lidhjet me akuzat me drejtësinë personat që janë akuzuar janë para drejtësisë dhe po i nënshtrohen ligjit. Kryetari i bashkisë është shprehur publikisht në mbështetje të SPAK për këtë çështje dhe ka dhënë shpjegimet e tij para drejtësisë duke respektuar të gjitha klauzolat. Dhe jo si këta që kur u preket interesi i vet i thonë SPAK-ut skap. Në momentin që kemi dy standarde që sa herë ka të akuzuar nga mazhoranca mbështetet nga qeveria e të gjithë faktorët për ta çuar deri në fund hetimin, ndërsa nga ana tjetër dalin protestojnë e kundërshtojnë drejtësinë duke e tallur. Nuk respektojnë vendimet e SPAK, por akuzojnë duke shpikur provokime e protesta të tilla”, theksoi Dalipi në A2.

Sipas Dalipit, protesta e të hënës ishte e turpshme dhe kërcënim i sigurisë publike.

Ajo që ndodhi të hënë  ishte e turpshme. Sjellje të papranueshme për shoqërinë, drejtësia ti shkojë deri në fund. Nuk mund të pranojnë gjeste të tilla e njerëz me molotovë në kryeqytet. Unë ju fola për molotovët në atë protestë që nuk kishte kauzë. Ishte kërcënim i sigurisë publike”.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!