• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Inflacioni në nivelin më të ulët, Presidenti i UET gjen arsyet: Shqiptarët po shpenzojnë më pak për shkak të çmimeve

08/11/2023
in Kryesore
Inflacioni në nivelin më të ulët, Presidenti i UET gjen arsyet: Shqiptarët po shpenzojnë më pak për shkak të çmimeve

Presidenti i UET, njëkohësisht ekspert për çështjet ekonomike, Selami Xhepa, e shikon si një zhvillim pozitiv dhe të pritshëm rënien e nivelit të inflacionit, duke prekur nivelin më të ulët që prej shkurtit të 2023. Në një intervistë për “Money Report” në Abc News, Xhepa renditi tre faktorët që sipas tij kanë ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të inflacionit, i cili pritet të vijojë në këtë trend edhe gjatë muajit nëntor. Sipas INSTAT, inflacioni ra në 3.8 % nga 4.1% që ishte një muaj më parë.

“Një zhvillim pozitiv, i pritshëm. Prej muajsh inflacioni ka filluar që të futet në trajektoren e vet rënëse duke pritur që deri në fundin e vitit të ardhshëm të konvergojë drejt objektivit që ka Banka e Shqipërisë dhe ky është një zhvillim i pritshëm. Mendoj se reduktimi i inflacionit në veçanti gjatë këtij muaji dhe ndoshta edhe gjatë nëntorit, mund t’i dedikohet më së shumti një dobësimi të ndjeshëm të kërkesës së brendshme dhe në këtë kuptim, e para qytetarët shqiptarë po shpenzojnë më pak dhe për shkak se nivelet e çmimeve janë të larta. E dyta, edhe sektori i turizmit është në rënie, një burim i kërkesës së brendshme. E treta, i dedikohet kursit të këmbimit dhe vazhdimit të prirjes së fuqizimit të lekut në raport me monedhën evropiane. Të tre këto faktorë kanë kontribuar në frenimin e fenomenit të inflacionit“, u shpreh eksperti.

Sipas tij, Banka Shqiptare duhet të jetë më e kujdesshme me normën e interesit, pasi mund të ketë efekt negativ në sistemin financiar. Ai thotë se duhet treguar kujdes edhe me politikat shtrënguese.

“Sa i takon rritjes së normës së interesit mendoj se banka qendrore duhet të jetë më e kujdesshme për arsye se efekti i saj në sistemin financiar të vendit mund të fillojë të japë pasoja negative, jo thjesht në frenimin e kërkesës së re për kredi në ekonomi, qoftë për investime apo për konsum por edhe për shkak të gjendjes së trashëguar të portofolit të sistemit të kredisë të cilësisë së aseteve që mund ta përkeqësojë dhe mund të krijojë probleme në sistemin financiar të vendit.

E pamë vitin e kaluar në SHBA. Falimentimi i bankave erdhi kryesisht nga rritja e normës së interesit. Arsyeja ishte e thjeshtë sepse ishin blerë letra me vlerë të borxhit me një çmim të ulët dhe rritja e normës së interesit krijoi probleme serioze humbjeje për sistemin financiar. Edhe një sistem i shëndetshëm financiar, në kushtet shtrënguese të normave të interesit, fillon që të ketë probleme. Mendoj se duhet të jetë në konsideratë. Në Shqipëri nuk është se kemi nivel të lartë inflacioni dhe me një inflacion tre për qind nuk do të ishte problem serioz për funksionimin e ekonomisë. Duhet të jemi më të kujdesshëm në vazhdimësi sa i takon shtrëngimit të mëtejshëm të politikës monetare“, shtoi  Xhepa.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!