AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Euro 2024, testamenti i shqiptarëve për botën!

by SHT Media
25/06/2024
in Opinion
6
0
Orët e demokracisë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Enxhi Hoxha

Pretendohej se arena e blertë e Europës, prej kahmoti kishte jetuar e vështruar gjithçka, por debutimi masiv i bashkëkombsave në rrugët e qyteteve gjermane, tingujt e tupanave të atdhetarizmit që ushtuan në çdo fragment toke, brohorimat e shqiptarëve si e vetmja kolonë zanore e Europianit, stadiumet që kurrë s’kishin dëgjuar tifozeri më të zjarrtë, traditat kuqezi që servireshin nga shqiptarët e ardhur prej anembanë globit, ishin padyshim portreti më i bukur n’mes të Europës!

Ky testament i shqiptarëve për botën, pa kast kodoi një mesazh, bashkimi ynë gjeneron një forcë të pandalshme, që kurdoherë mund të jetë edhe “tmerri” juaj. Në tri ndeshje, sytë e Shqiptarisë në topin e shpresës, bekuar me lutjen e miliona zemrave, që për 90 minuta rresht pulsonin njëherësh. Gjermania, vendi lider i Europës, u shndërrua në kanal transmetimi për identitetin historik të Shqiptarisë, mikpritësja e shumë skuadrave, por në këtë Europian, u vesh dhe foli kuq e zi! Shqiponja fluturoi lart e larg, në qielllin e pafundëm të krenarisë Kombëtare!

Çfarë tifozerie, çfarë skuadre, çfarë loje, çfarë emocioni, çfarë spektakli! Europa mund të jetë e ketë vërtetë gjithçka, por s’do të përjetojë kurrë “O sa mirë me qenë Shqiptar”…

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u skualifikua nga Euro 2024, ky protagonizëm ishte i bukur për aq sa zgjati! Jeta është lakore me devijanca që përcaktohen nga fati, koha, momenti, mundësitë, privilegjet e favorizuara a penalizuara, cilësia e konkurentëve të së njëjtës fushë, investimi, motivimi, përkushtimi e pasioni. I ngjashëm me fatin dredharak historik, Shqipëria në këtë Europian ishte pjesë e grupit të “Ferrit”. Prej rënies së shortit, shanset ishin të pakta, por kurrë shpirti i shpresës.

Një ekip i vogël si i yni, u përball me fituesit e botës, kampionët e Europës, elitën e futbollit ndërkombëtar, më të mirët e fushës së blertë dhe demonstrimi kuqezi ishte thjesht fantastik. Gjithçka ndodhi me skuadrën tonë në këtë kompeticion, është provë se sado më i spikatur të jetë oponenti, investimi përmbys çdo ekuilibër. Shqipëria dëshmoi sesi një “i vogël” mund të jetë tejet prestigjoz dhe jo lehtësisht i kapërcyeshëm për një “të madh”. Edhe humbja di të jetë dinjitoze! Fanellat e kuqezinjve, zhvilluan lojë të bukur, me mjaft raste për të shënuar në rrjet, ku hera-herës nëse synimi për të vetshënuar do të mposhtej nga pasimi te shoku i skuadrës, sonte tabela e pikëve mund të rezultonte ndryshe. Të kuptuarit se goli është më i rëndësishëm se autori, interesi i përbashkët mbi atë vetjak, është një kulturë që duhet të kultivohet jo vetëm në futboll. Gjithsesi, në atë çast presioni e emocioni, ndoshta jo të gjitha kalkulimet arrihen në fraksion sekondi. Një moment delikat në historikun e Kombëtares sonë, ishte veprimi i Hysajt në ndeshjen me Italinë. Një lëvizje instiktive, e bëri mbrojtësin tonë një tabelë qitjeje e objekt memesh në nivele hakërrimi totalisht të panevojshme.

Ky vend, ka çështje shumë më të mëdha sesa një gol i pashënuar, autorët e të cilave nuk janë shigjetuar kurrë, e aq më tepër në trajta të së pakursyeshmes. Ndaj, ndonjëherë do duhet të dimë të ndalemi, të vetpërmbahemi, e të kritikojmë aq sa kuptojmë, por kurrë pa teklif. Çfarëdo penaliteti t’i ketë shënuar Hysaj Shqipërisë, as që krahasohet me njerëzit që e kanë zhvatur, zhbërë e shpërfytyruar këtë vend për vite rradhazi. Me gjithçka ndodhi, bota i dëgjoi tupanat tonë, Shqipëria dëshmoi se ky ekip ka vendosur një tjetër standard, si shpresë se e nesërmja do të zgjohet ndryshe…

Bekimi i Zotit për këtë vend është i madh, prej se vullneti i Tij na bëri popullin më të lashtë të Europës, prej se jemi autoktonët e Ballkanit, prej se e pikturoi Shqipërinë me det e male, liqene e lumenj, kodra e fusha, prej se i bëri shqiptarët njerëz të besës, prej se i dhuroi Shqipërisë pasuri kombëtare, prej se e veshi zemrën e shqiptarëve me atdhedashuri! Emocion i madh të dëgjoje çdo brohorimë shqiptare në stadiumet dhe rrugët e Gjermanisë, por specifikisht thirrjet “Shqipëri Etnike” e çonin zemrën gjithnjë peshë…

E ne kemi vetëm një detyrë, të realizojmë projektin e “Shqipërisë Etnike”, ëndrrës më të bukur në botë! Zoti e bekoftë Shqipërinë e çdo shqiptar anembanë botës, gjithnjë…

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

20/10/2026

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

20/10/2026

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

20/10/2026

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

20/10/2026

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

20/10/2026

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

20/10/2026

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

20/10/2026

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

20/10/2026

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

20/10/2026

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

20/10/2026

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

20/10/2026

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

20/10/2026

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

20/10/2026

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

20/10/2026

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar
  • DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.