• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Basha të krijojë parti të re”/ Mërtiri: Bashkim me Berishën? E pamoralshme, kur vendos vijën e kuqe…!

12/06/2024
in Politikë
“Basha të krijojë parti të re”/ Mërtiri: Bashkim me Berishën? E pamoralshme, kur vendos vijën e kuqe…!

Politologu Ergys Mërtiri thotë se Lulzim Basha duhet të krijojë një forcë të re politike, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që i dha Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mërtiri u shpreh se një bashkim i Bashës me Berishën, do të ishte diçka e neveritshme dhe e pamoralshme.

Sipas Mërtirit, kur vendos vija të kuqe, nuk duhet të ketë kthim pas.

“Ky është një moment që ata janë duke reflektuar dhe duke kërkuar besoj unë, rrugën më të mirë. Unë mendoj që rruga më e mirë është që ata të bëjnë një parti të re, çështja ligjore edhe mund të vazhdojë. Të mos presin vendime gjykate që mund të zgjasin me vite, por të bëjë një parti të re dhe secili të ndjekë rrugën e vetë. Kjo ndoshta ka qenë gjëja e duhur që duhet të ishte bërë që në fillim. Kjo nuk ndodhi, për shkak se palët këmbëngulën me kokëfortësi tek vula, selia, materia, kjo ka shkatërruar të dyja palët, ka sjellë një opozitë më të dobët se kurrë.

Një luftë që ka sjellë shkatërrimin e opozitës. Sot, kur shoh nga krahu fitues që flasin për bashkim, më duket më e neveritshme se koha kur luftonin me njëri-tjetrin. Kur njerëzve që ke lançuar akuza, sot bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Secili bën zgjedhjen e vet. Nëse ti e shkel vijën e kuqe, pse vendos vija të kuqe? Kjo treegon që ata janë të papërgjegjshëm politikisht.

Në sytë e publikut kjo është e neveritshme. Nuk e bëjnë për parime, por për interesa të vogla të tyre, interesa korruptive. Një opozitë që e bën këtë, është një opozitë e pabesueshme. Nëse këta puqen, mund ta bëjnë, por do humbin besueshmërinë e publikut. Të ndarë janë më të fituar. 33 vjet kjo politikë është bërë, duhet të marrë fund, është e neveritshme.

Nuk mund të ecet gjithmonë kështu. Vjen një moment që nuk të beson më askush. Partia që mori nuk ishte aq gati dhe nuk ishte aq e marrë. Nuk e kishte nën kontroll vetë. Një parti e tillë me kryetar të dubluar, nuk mund të jetë fituese. Publiku nuk mund ta pranojë. Nëse bëhet parti e re, do jetë pa lider të dubluar. Do jetë të paktën e vërtetë. Basha është i dobët, por në plan më afatgjatë, asgjë nuk është e pamundur”, theksoi ai./m.j

Më të lexuarat

  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!