AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Bashkimi i PD-së, një përrallë”, Hasa: Basha lufton për parime, jo për interesa politike

by SHT Media
21/05/2024
in Politikë
6
0
“Bashkimi i PD-së, një përrallë”, Hasa: Basha lufton për parime, jo për interesa politike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa ka deklaruar në studion e RTSH24 se bashkimi i kësaj force politike pas çarjes së saj, mbetet një utopi.

Sipas Hasës, ai e ka konstatuar këtë qëndrim që pas përplasjes mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderit historik të së djathtës, Sali Berisha.

“Në një moment të caktuar disa anëtarë të kryesisë i kërkuan z. Basha të bënte një hap pas për t’i dhënë mundësi një bashkimi hipotetik me ata që kishin humbur rrugën praktikisht në PD. Pasi Basha e bëri këtë hap pas, unë nuk e kam thënë në media, sot është dita ta them, kam qenë nga të vetmit anëtar i kryesisë që në ditën që është bërë mbledhja kam thënë që; “këto përrallat me bashkim mbeten përralla, sepse ndarja është ideologjike. Nuk ka bashkime mekanike dhe matematikore”, theksoi Hasa.

Hasa vuri në dukje se bashkimi politik apo koalicionet bëhet për parime dhe jo për llogari në tavolinë.

“Partia Demokratike është besimplotë se duke qenë në anën e duhur të historisë duke qenë me njerëzit dhe për njerëzit. Kjo nuk bëhet duke bërë llogari në tavolinë. Politika nuk bëhet duke bërë matematikë.

Për këtë kam qenë i mendimit që nuk ka bashkime që mund të jenë mekanike sepse në politikë që të ngjizet diçka, madje kam qenë kundër koalicioneve që janë thjesht të ngjizura.

Që të në ngjizet diçka në politikë duhet një reaksion kimik, është si kimi ose ka një qasje të përbashkët që ti të jesh të besueshëm. Nuk mund që një i ekstremit të djathtë të ngjizet me një të ekstremit të majtë dhe të prodhojnë dy. Bashkimet bëhen për parime nuk bëhen për numra”, u shpreh Hasa.

Ai theksoi se kryedemokrati Basha ka punuar përgjatë kësaj kohe për një ofruar një alternativë të re për shqiptarët.

“Z. Basha ka punuar përgjatë kësaj kohe për t’iu ofruar një alternativë shqiptarëve për të zgjedhur ekipe individësh në zonat e tyre, njerëz që janë në terren me qytetarët dhe që janë afër tyre, jo njerëz që duan të mbyllen brenda katër mureve të Parlamentit.

Ky është prioriteti ynë. Prioriteti është që të ofrojmë diçka që njerëzit ta pranojmë. Njerëzit besojnë te individët e pastër dhe ne e kemi bërë për parime.

Siç ndodhi edhe me Amnistinë. Kur ne dilnim dhe thoshim që do të lirohen zyrtarë të korruptuar, do të lirohen personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme. Ata që miratuan amendamentet bënë një goditje ndaj reformës në Drejtësi, nxorën njerëz që ishin të dënuar nga SPAK dhe GJKKO”, shpjegoi Hasa.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.