• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kosova jashtë axhendës së takimit të KiE, ministri Hasani: Mundësi e humbur

17/05/2024
in Politikë
Kosova jashtë axhendës së takimit të KiE, ministri Hasani: Mundësi e humbur

Mosshqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, e sheh si një mundësi të humbur. Në fjalën e tij pas takimit mes ministrave të Jashtëm ai tha se mbështetja e Asamblesë Parlamentare në Prill pasqyroi një përkushtim për solidaritet që duhet të ketë zë.

Ndërkohë në një postim tjetër në rrjetet sociale, Hasani ka shprehur se edhe qeveria e Kosovës duhet të veprojë shpejt për të përmbushur zotimet dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët.

“Dështimi për të vendosur mbi anëtarësimin e Kosovës në Ministerialin e Këshillit të Europës është një mundësi e humbur historike për Kosovën për të pasur një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formësimin e një Europe të bashkuar dhe demokratike.

Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me një përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës”, tha Hasani.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës nuk u realizua për shkak se nuk u miratua Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Kjo u bë e ditur nga tre liderët kryesorë të BE-së kancelari gjerman Olaf Sholz, presidenti francez, Emanuel Makron dhe kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni, të cilët nëpërmjet një letre refuzuan me gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa nota diplomatike një propozim të Albin Kurtit për Asociacionin dhe për hapat për anëtarësim në KiE.

/a.r

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!