• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Shqiptarja që kandidon për eurodeputete rrëfen sfidat e emigrantëve në Greqi, synimi i saj për në PE

11/05/2024
in Politikë
Shqiptarja që kandidon për eurodeputete rrëfen sfidat e emigrantëve në Greqi, synimi i saj për në PE

Pati Vardhami është një politikane shqiptare në Greqi. Pjesë e partisë “Mera 25”, ajo garon për zgjedhjet në Paralamentin Europian.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, ajo tha se qëllimi i saj në këtë kandidaturë është ngritja e zërit për komunitetin shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Greqi dhe paraqitja e problematikave të tyre,

Vardhami komentoi edhe vizitën që kryeministri Edi Rama do zhvillojë nesër në Athinë. Teksa e vuri theksin tek tensionet e larta, ajo uron që të mos ketë asnjë lloj incidenti.

Intervista e plotë:

Çfarë do të thotë një shqiptar në Parlamentin Europain ?

Do të thotë shumë gjëra. Do të thotë një zë për emigracionin shqiptar në PE që sjell të gjitha problemet që prekin komunitetin shqiptar jo vetëm në Greqi por në mbarë Europën.

Është një garë e vështirë?

Absolutisht që është një garë e vështirë por nuk është një gjë e pamundur.

Votat e kujt kërkoni në këtë garë për të bërë të mundur një karrige në PE?

Do të doja që të kisha mbështetjen e komunitetit shqiptar në Greqi. Unë si grua emigrante, jam gjithashtu aktiviste e të drejtave të emigracionit por edhe atyre feministe. Në përgjithësi njihem në këto rrethe në Greqi.

Përse e doni këtë karrige? A ka një mision ose qëllim që ju doni të mbani në PE?

Nuk e kërkoj këtë vend për vete, por e kërkoj për komunitetin. E kam parë se sa shumë komuniteti ka dëshirë të përfaqësohet në parlamentin grek dhe atë europian. Është diçka që flitet vazhdimisht në komunitet. Komuniteti është futur në dekadën e 4-tërt në Greqi, aty ku punon dhe kontribuon dhe ka nevojë që të dëgjohen problemet e thella që kanë, të drejtat e tyre që kanë mangësi të mëdha.

Kjo nuk është hera e parë që ju garoni, edhe pse e para për PE. Kishit dilema kur iu propozua fillimisht?

Nuk kisha dilema sepse mua më është propozuar nga një parti që unë bie dakord nga ana politike dhe filozofike.

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Athinë në një vizitë të komentuar jo pak në vendin fqinj. Po çfarë rëndësie ka ajo për  emigrantët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj?

Ka rënddësi të madhe. Mesa kam kuptuar, është mobilizuar komuniteti për të shkuar. Gjendja politike dhe gjendja diplomatike e dy vendeve është e tensionuar në këtë moment. Kjo është një gjë që na prek si komunitet dhe është diçka që duhet të trajtohet me shumë kujdes dhe delikatesë politike dhe diplomatike. Tonet e nacionalizmit janë të larta nga të dyja palët dhe duhet të kemi parasysh që komuniteti shqiptar në Greqi  ngelet gjithmonë mes këtyre dy gjendjeve. Shpresoj të shkojë çdo gjë qetë dhe mos kemi raste si në të kaluarën, ku kemi pasur incidente.

Vizita vjen në fakt në kohën kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës janë në ngërç pikërisht për shkak të çështjes Beleri, sa besoni se do të zgjasë rezistenca e Greqisë për këtë çështje?

Greqi e ka ngritur këtë si çështje. Kjo ka ndodhur dy herë. Ndodhi vjet për zgjedhjet elektorale dhe këtë vit përsëri në një situatë elektorale, sepse janë zgjedhjet e Parlamentit Europian. Pas zgjedhjeve, kjo do shuhet. Mënyra se si është ngritur çështja e Belerit në Greqi është kritikuar nga opozita dhe shoqëria dhe kandidimi i Belerit në këtë rast.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!