• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Nuk duam të mbushemi me tradhtarë si PD”, Sekretarja e Ilir Metës: Dumani fabrikon prova të paqena!

22/04/2024
in Politikë
“Nuk duam të mbushemi me tradhtarë si PD”, Sekretarja e Ilir Metës: Dumani fabrikon prova të paqena!

Partia e Lirisë ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pas deklaratave të forta të kreut të saj, Ilir Meta.

Ky i fundit ka folur për nepotizëm dhe tradhtarë brenda partisë, teksa ka sulmuar edhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Për të folur për këtë çështje, në emisionin “7pa5” në Vizion Plus” ka qenë e ftuar Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë.

Ajo tha se për PL është i nevojshëm një pastrim i vetvetes, për t’u dhënë qytetarëve një model ku ka meritokraci.

“Djegia e mandateve pati pasoja të jashtëzakonshme për qyetarët në radhë të parë e më pas për partitë që e ndërmorën atë akt. Ishte një veprim që u mor në kolektiv dhe për sa kohë merret i tillë, përpos debatit të brendshëm, ishte një vendim i marrë në grup. Ajo që po ndodh në Partinë e Lirisë ka të bëjë me një pastrim të vetvetes. Është moment që përballë një qeverie e cila ka instaluar një regjim mafioz, duke u ndodhur në këtë situatë, është mirë të kemi një alternativë tjetër për t’u dhënë qyetarëve shqiptarë. Ka nevojë të ndërmarrim disa hapa drastik, por edhe të nevojshëm. Po vijnë zgjedhjet e 2025 dhe qytetarët kanë nevojë të shohin një Parti të Lirisë tjetër ku ka meritokraci.

Duke u bërë raste të shumta, duke pasur dy njerëz që janë të një familjeje, njerëzit fillojnë dhe afrohen me familje. Nuk ka ardhur kjo gjë për një individ të caktuar, është për të gjithë rastet që dashje pa dashje mund të kenë prishur ekuilibrat e Partisë së Lirisë”, tha Caka.

Ajo foli edhe për akuzat e Metës, se në Partinë e Lirisë ka tradhtarë, teksa përmendi se për këtë është bërë dhe një denoncim në SPAK.

“Këto janë disa informacione që i di më mirë kryetari i Partisë. Ne kemi depozituar një denoncim edhe në SPAK për një ndërhyrje brenda godinës së PL, ku ka pasur dhe disa lëvizje me DVR, me kabujt, me transmetimin. Aty ka pasur njerëz që kanë ndërhyrë dhe ndërhyrja e tyre është parë nga të gjithë ne si një tentativë. Që mos të ndodhin skenare të ngjashme me tradhtarët brenda në PD ne do përpiqemi që ta ndalojmë një gjë të tillë”, tha ajo.

Caka komentoi edhe gjuhën e ashpër të përdorur nga Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Me nje person që merr përsipër të dërgojë mesazhe nëpërmjet kodit të mafies, me një njeri që tenton të fabrikojë prova dhe procese të paqena, që është në delirin e një njeriu që gjithë jetën ka vuajtur nga komplekset e inferioritetin, një njeri që nuk i ka shërbyer askujt veç Edi Ramës, nuk mund të kesh një gjuhë korrekte, duke u bërë të ditur qytetarëve me kë kanë të bëjnë”, u shpreh Caka.

/a.r

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!