AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“I lidhur me Moskën e Beogradin”/ Ngjela: Meta i hapi ‘luftë’ Amerikës me një fishek, ja pse SPAK e lë të livadhisë

by SHT Media
18/04/2024
in Politikë
6
0
“I lidhur me Moskën e Beogradin”/ Ngjela: Meta i hapi ‘luftë’ Amerikës me një fishek, ja pse SPAK e lë të livadhisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjuha e përdorur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj kryeprokurorit Altin Dumani, sipas analistit Spartak Ngjela është “frikë nga arrestimi”.

Në një intervistë për “Breaking” me Fiori Dardhën, Ngjela u shpreh se Meta “është në depresion”.

“Meta ka kaluar në depresion, di që e ka marrë në dorë Washingtoni, edhe Blinken e njoftoi që ‘SPAK-un e drejtojmë ne’. Atje janë edhe ekspertët, me ekspertë ndërkombëtarë është SPAK-u. Është në depresion psikik, sepse ka frikë. Ka presionin e brendshëm. Janë jashtë logjikës ato që flet. Duke bërtitur mendon se shpëton dhe ai flet pa sens fare. I ka shpallur luftë Amerikës me një fishek. Gjithë institucionet që godet, duke ditur që institucionet e drejtësisë i drejton Amerika, ku e gjen fuqinë”.

Mbrojtja e Metës është e dobët, tha analisti, duke shtuar se “SPAK po heton korrupsionin e bërë prej tij dhe lidhjet me Moskën dhe Beogradin”.

“Dumanin e sulmoi se ka frikë mos e arrestojnë. Që ti dalë para opinionit publik dhe t’u thotë ‘unë ju thashë’. E do për mbrojtje, por është mbrojtje e nivelit të dobët. Nuk e di se çfarë provash ka SPAK, por ky është i trembur. Meta e ka bërë korrupsionin sikur ka qenë në shtëpi të vetë, natyrisht që ka lënë shenja. Ç’do bëjë SPAK nuk e di. SPAK-u bën hetime të specializuara dhe hetimet e specializuara, nuk e kanë shumë mendimin te subjekti.

Fakti që vonohen do të thotë që kanë dyshime dhe kërkojnë të investigojnë lidhjet e tij ndërkombëtare, i ka në Moskë, në Beograd. I gjithë korrupsioni shqiptar është i drejtuar te Moska. Provat janë prova, këtë e lënë të livadhisë që të gjejnë provat”./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.