• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Industria ushtarake, Peleshi: Të hapur dhe në pritje të ofertave për investime

17/04/2024
in Politikë
Industria ushtarake, Peleshi: Të hapur dhe në pritje të ofertave për investime

Shqipëria është gati të riaktivizojë industrinë ushtarake. Ministri Niko Peleshi tha për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria është e hapur dhe në pritje të interesimeve për të zhvilluar industrinë ushtarake dhe për të plotësuar kërkesat në rritje të tregut si pasojë e konflikteve që po shtohen.

“Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon dhe Europë që nuk e ka të zhvilluar, e ka të fjetur industrinë e vet të dikurshme ushtarake. Natyrisht ka nevojë për investime, për investitorë. Nuk mund të zhvillohet kjo sipërmarrje private nga shteti apo ish-ndërmarrjet shtetërore. Ndërmarrjet shtetërore i kemi në një proces të paktën në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes në një proces transforimimi në shoqëri aksionere, pra për të marrë një trajtë komerciale dhe padyshim jemi të hapur edhe në pritje të ofertave dhe interesimeve të cilat nuk mungojnë nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë, por pse jo kombëtar për ta riaktivzuar përmes investimeve dhe për ta vënë në punë apo për ta zhvilluar industri të reja ushtarake në plotësim edhe të kërkesave në rritje të tregut”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se ka pasur interesime konkrete vitet e fundit teksa kompani të huaja kanë ardhur dhe kanë vizituar potencialin e industrisë në Shqipëri. Për këtë arsye, Peleshi shtoi se qeveri vitin e kaluar i ka bërë industrisë ushtarake një vlerësim në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s në mënyrë që të dimë sa më mirë se cila është vlera që kemi dhe sa investime do duhen për ta vënë në punë.

“Jemi më të qartë për të negociuar. Kryeministri e ka thënë shumë qartë. Ne duam të ndryshojmë qasjen nga Shqipëria 1 Euro tek Shqipëria partnere në çdo investim të përbashkët qoftë me investitorë të huaj apo vendas. Këtë u prezantojmë edhe investitorëve potencialë që tani janë në shprehjen e interesit dhe të inspektimit të këtyre industrive. Ka disa të tillë”, tha ai.

Ministri Peleshi i bëri deklaratat pasi u shpreh se Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik të Poliçanit.

“Ky është një lajm i shumëpritur për dhjetëra e dhjetëra punonjës të këtij kombinati”, tha Peleshi.

Tashmë i takon Kuvendit që të vendosë, por ajo që sqaroi Peleshi është fakti se pagimi i pagesave të prapambetura është një mënyrë atipike se si zgjidhen këto çështje të tilla.

“Ne nuk e inkurajojmë ndonëse ky është rasti sot, por nuk e inkurajojmë që detyrimet e akumuluara në vite nga ndërmarrje shtetërore të bëhet praktikë të paguhen nga buxheti i shtetit. E dekurajojmë këtë rrugë. Është rast specifik, bëhet fjalë për një industri specifike, sensitive dhe mund të jetë një nga rastet e fundit kur buxheti merr përsipër të paguajë këto detyrime. Natyrisht është parlamenti ai që thotë fjalën e fundit”, tha Peleshi.

Ministri u shpreh se buxheti i shtetit merr përsipër të paguajë pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura për mbi 120 ish-punonjës dhe vlera shkon rreth 83 milionë lekë të reja.

/a.r

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!