AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama: Do ta kemi Francën në krah, pa harruar të bëjmë detyrat tona. Kjo qasje do ishte pamundur nëse…

by SHT Media
15/04/2024
in Politikë
6
0
Rama: Do ta kemi Francën në krah, pa harruar të bëjmë detyrat tona. Kjo qasje do ishte pamundur nëse…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se me ndryshimit e qëndrimit të Francës dhe Holandës, dy skeptiket më të mëdha për integrimin evropian të Shqipërisë, janë kapërcyer dy dete. Në intervistën me gazetarin Sokol Balla nga Parisi, kreu i qeverisë shprehu besimin se do ta kemi Francën në krah në rrugëtimin evropian.

Ai u ndal edhe te imazhi dhe perceptimi i ri që kanë këto dy vende për Shqipërinë. Falë këtij ndryshimi, thotë kreu i qeverisë, shqiptarët nuk shihen më si problemi i përditshëm dhe Shqipëria nuk shihet si një vend ku janë mbledhur gjithë kriminelët.

Pjesë nga intervista:

Balla: Më kujtohet nga një vizitë tjetër që kemi qënë sebashku këtu në 2015, pas sulmit terrorist në redaksinë e Charlie Hebdo, mbaj mend atë PR e jashtëzakonshëm që iu bë Shqipërisë me të gjithë përfaqësuesit e feve, që ecën në rrugët e Parisit dhe që korrën duartrokitjet e gjithë atyre që morën pjesë. Ju keni investuar prej shumë vitesh dhe rezultati është ky që ne shohim sot, Franca një vend që në rastin më të mirë ka qenë indiferent ndaj Shqipërisë, në rastin më të keq, i kthehemi ngjarjeve në Kosovë në 99, ka punuar edhe kundra interesave tona. Çfarë prisni nga ky ndryshim radikal i pozicionit diplomatik të Parisit, ndaj Shqipërisë. Mos harrojmë se jemi në një moment delikat të BE por edhe të zgjerimit të tij, për shkak të presioneve pozitive që po vijnë për shkak të konfliktit të Ukrainës.

Rama: Kini parasysh që Franca dhe Holanda, janë dy skeptikët e mëdhenj të zgjerimit dhe janë vendet që janë si të thuash janë barrierat e fundit gjithmonë, kur kapërcehen barrierat e tjera përpara se të merret një vendim në rrugën e progresit për anëtarësim në BE. Dhe edhe në këtë aspekt flisja me ambasadorin sot, që është një ambasador i nivelit botëror sipas meje, fat që e kemi ketu në Paris, i respektuar nga të gjithë, i vlerësuar nga të gjithë. Nëse në nivelin botëror nga një komunitet diplomatësh, në kategorinë tonë është Dritan Tola nga shqiptarët dhe po kujtonin se sa vështirësi kemi patur në periudhën kur donim të merrnim statusin e vendit kandidat, pastaj kur donim të merrnim zyrtarizimin e hapjes së negociatave dhe një nga pengesat ka qenë Franca, për arsyet e veta sepse nuk e kishte me Shqipërinë, por e kishte për arsyet e veta. Dhe ndërkohë sot ne me Francën dhe Holandën kemi kapërcyer dy dete dhe jemi në të njëjtin breg, në aspektin e komunikimit në aspektin e mirëkuptimit në aspektin e mbështetjes reciproke, në aspektin e bashkëpunimit. Kështu që, unë besoj që ne do ta kemi Francën në krah dhe gjithmonë pa harruar të bëjmë detyrat tona, pa harruar të bëjmë progresin tonë.

Balla: Edhe në Gjermani, opinioni në maxhorancë ndaj zgjerimit edhe të futjes së Shqipërisë vijon të jetë negativ, por ndryshimi është se Gjermania nga pikëpamja shtetërore ka një tjetër politikë që nuk reflekton humorin e njerëzve, ndërkohë qoftë Franca, qoftë Holanda kanë qenë të lidhura edhe me humoret e zgjedhësve të tyre. Ajo që vë re me z.Macron, është se pavarësisht se sondazhet nuk janë shumë optimiste për ta, ata vijojnë t’i qëndrojnë idesë se Shqipëria e meriton fazën tjetër të afrimit në BE.

Rama: Sigurisht humoret e brendshme kanë rëndësinë e tyre, por në Francë, kanë rëndësinë e tyre, por në Francë kanë rëndësinë e tyre edhe për një arsye tjetër, sepse Franca ka një kënd tjetër se si e sheh zgjerimin dhe metodologjinë e zgjerimit dhe presioni i Macron në fillim të mandatit ishte të ndryshonte metodologjia e integrimit dhe e ndryshoi e imponoi. Pra, është më komplekse, ndërkohë që ne në këto raste jemi sic thuhet dëm kolateral. Por duhet të kemi parasysh një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme, do ishte pamundur kjo qasje e re nga ana e Presidentit të Francës, institucioneve franceze nëse ne nuk do kishim transformuar imazhin e Shqipërisë te publiku francez dhe në mediat e Francës. Sot në mëngjes, ka dalë një artikull i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në Le Figaro, si një vend ku duhet shkuar, duhet vizituar etj etj.

Domethënë, që mediat e Francës, angleze, në Holandë në të gjitha vendet që deri dje po të ishe shqiptar apo po të gjeje një lajm nga Shqipëria ishte patjetër lajm i keq nuk diskutohej lajm i keq, janë kthyer në altoparlant të Shqipërisë të transformuar turistike e bën shumë më të thjeshtë edhe për politikën. Sepse falë këtij ndryshimi të imazhit dhe këtij perceptimi të ri që po merr formë dita ditës edhe publiku nuk i sheh më shqiptarët si problemin e përditshëm dhe nuk e sheh më Shqipërinë si një vend që atje janë mbledhur gjithë kriminelët edhe vrasin, presin, vjedhin edhe hanë e pinë edhe të rrëmbejnë edhe të presin mishin me thikë kur I shkon edhe I bie derës së shtëpisë. Perceptim i tmerrshëm, i krijuar nga mediat por i ushqyer nga realiteti i rëndë i Shqipërisë ku praktikisht në vitet e fundit, përpara ardhjes sime në detyrë kryeministri i Shqipërisë nuk pritej më nga askund edhe ku nëpër takime ku Shqipëria ishte prezente e evitonin të gjithë, kjo është e vërteta./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.