AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Zgjedhorja’/ Mazhoranca: Koalicionet, çështje e ezauruar. Votimi me detyrim është model arkaik

by SHT Media
15/04/2024
in Politikë
6
0
“Zgjedhorja’/ Mazhoranca: Koalicionet, çështje e ezauruar. Votimi me detyrim është model arkaik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Socialistët dhe demokratët vijojnë dialogun për Reformën Zgjedhore përmes mekanizmit të ri të ngritur pranë Komisionit të Ligjeve.

Takimet e këtyre tre javëve të para nuk kanë ende një rezultatet konkret. Në publik përfaqësuesi i opozitës ka artikuluar disa kërkesa që do të vendosin si propozime për t’u pranuar nga socialistët.

Më kryesorja për ta mbetet kërkesa për rikthimin e koalicioneve në modelin që ishte përpara se socialistët të bënin ndryshimet kushtetuese të Korrikut të 2020. Por Damian Gjiknuri në një intervistë për Tv Klan i pret të gjitha shpresat që kjo kërkesë të ketë ndonjë shans për t’u pranuar.

“Është një çështje e ezauruar. Komisioni i Venecias doli në konkluzionin që partitë e kanë mundësinë që të bëjnë koalicione. Formulimi i koalicioneve nuk ndikon aspak në pabarazinë e palëve në zgjedhje”, tha Gjiknuri.

Por gjithsesi Gjiknuri, nuk jua mohon të drejtën demokratëve për ta parashtruar dhe socialistëve për të dëgjuar çdo propozim. Përfshirë dhe atë për ta bërë votimin e detyrueshëm, siç thotë Bylykbashi, edhe pse shanset për t’u pranuar janë pothuajse zero për ta.

“Një model shumë arkaik që edhe vetë Greqia nuk po e zbaton më”, tha ai.

Pothuajse zero sipas Gjiknurit janë shanset për të pranuar edhe propozimin tjetër atë për të rritur ndëshkimin penal për veprën e shitblerjes së votave.

“Shitblerja e votës këtu dënohet më shumë se sa krimet tjera, më shumë se sa plagosja. Po shkojmë në kufij ekstremë të absurditetit”, tha Gjiknuri.

Ajo që socialistët kanë jo vetëm vesh për të dëgjuar, por dhe vullnet për të bashkuar votat me opozitën, sipas Gjiknurit është depolitizimin e administratës zgjedhore dhe kanë gati dhe modelin.

“Kemi propozuar një formulë që ka si themel rastësinë në alokimin e emërimit të komisionerëve. Aftësinë e KQZ për të emëruar dhe shkarkuar dhe jo partitë politike, por administrata patjetër. Dhe pse jo nga çdo qytetar, nga Dhoma e Avokatisë, etj”, tha ai.

Propozimin gati e kanë dhe për mënyrën sesi do votojnë emigrantët dhe si do llogaritet vota e tyre.

“Mendoj nëpërmjet postës. Vota të llogaritet tek vendbanimi i fundit që kanë pasur”, tha ai.

E sa i takon llogaritjes së mandateve Gjiknuri thotë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka rrëzuar herësin ndërsa sa duhet të jetë ai sipas Gjiknurit ka vend për diskutim me demokratët.

“Çështja është se çfarë lloj herësi do të jetë dhe unë besoj që këtu ka hapësirë për diskutim”, u shpreh Gjiknuri.

Të gjitha këto çështje, por dhe shumë të tjera që vijnë si rekomandim i OSBE/ODIHR-it grupi i dialogut duhet t’i përfshijë në kodin elektoral brenda këtij sesioni parlamentar./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.