AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Akti i dhunshëm në protestë, Veliaj: Debatet t’i zgjidhim si qytetarë, jo duke sulmuar punonjësit e policisë. Balla: Rasti i fundit që tolerohet…!

by SHT Media
12/04/2024
in Politikë
6
0
Akti i dhunshëm në protestë, Veliaj: Debatet t’i zgjidhim si qytetarë, jo duke sulmuar punonjësit e policisë. Balla: Rasti i fundit që tolerohet…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi edhe pamjet e dhunës ndaj uniformave blu në protestën e djeshme, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve, bomba molotov që shpërtheu, nuk shkaktoi dëme në jetë njerëzish. Veliaj tha se ka vetëm një thirrje: debatet të zgjidhen si qytetarë dhe jo duke i rrezikuar jetën të tjerëve.

“Dje para Bashkisë së Tiranës patëm një incident të vogël, ndaj dua ta falenderoj kolegun e policisë, Asllan Shyti, i cili me reflekset e një polici të trajnuar, largoi rrezikun që i kanosej atij dhe disa policëve të tjerë. Ftesa për të gjithë ata që kanë debate politike për të bërë është: mund t’i bëjmë fare mirë këto debate pa rrezikuar jetën e askujt; as të punonjësve të bashkisë, që punojnë aty prej kohës së Sali Kelmendit dhe Albert Brojkës, as të Policisë së Shtetit, që pavarësisht kush është në qeveri apo bashki, do të jetë gjithmonë me uniformë për të shërbyer. Le t’i zgjidhim debatet tona si qytetarë. Nuk e djeg njeri policinë e vendit të tij nëse ka një debat për të bërë me dikë nga përfaqësuesit e politikës. Ftesa është: t’i lëmë studiot e televizionit, Parlamentin dhe Këshillin Bashkiak për debate. Siguria e jetës nuk mund të merret me sportivitet. Është një sportivitet që na karakterizon dhe te vënia e rripit të makinës, edhe te ecja me shpejtësi apo edhe trajtimi i mjeteve piroteknike si sport kombëtare, ku polici bëhet mish për top për debatet e politikës. Jo vetëm që ju jam mirënjohës dhe mezi pres që këtë bashkëpunim ta thellojmë dhe këtë raport special që kemi krijuar, për ta kthyer Tiranën kryeqytetin më të sigurt”, tha Veliaj.

Një koment për incidentin e djeshëm në protestë e pati edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se kjo është hera e fundit që tolerohet një veprim i tillë, i cili cenon jetë njerëzish, duke paralajmëruar se Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë se çfarë dënimi meriton ai që godet punonjësit e policisë.

” Ajo që ka ndodhur dje në oborrin pranë bashkisë Tiranë, ku është tentuar goditja e punonjësve të policisë, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me gjithkënd që ende mendon që në Shqipëri mundet të goditet një punonjës policie, do ta konsideroja si rastin e fundit që policia nuk bën një kallëzim të duhur penal, por çdo tentativë, për të goditur një punonjës policie, është një tentativë për të goditur shtetin. Dhe reagimi ynë edhe i të gjitha strukturave të tjera shtetërore, përfshirë prokurorinë, duhet të jetë ekzemplar. Kush godet punonjësin e policisë, ka goditur shtetin. Kodi penal i ka të përcaktuara qartë se çfarë dënimi meriton ai që godet punonjësin e policisë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe na vaftë mbarë!”, tha Balla.

Ajo që ka ndodhur dje në oborrin pranë bashkisë Tiranë, ku është tentuar goditja e punonjësve të policisë, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me gjithkënd që ende mendon që në Shqipëri mundet të goditet një punonjës policie, do ta konsideroja si rastin e fundit që policia nuk bën një kallëzim të duhur penal, por çdo tentativë, për të goditur një punonjës policie, është një tentativë për të goditur shtetin. Dhe reagimi ynë edhe i të gjitha strukturave të tjera shtetërore, përfshirë prokurorinë, duhet të jetë ekzemplar. Kush godet punonjësin e policisë, ka goditur shtetin. Kodi penal i ka të përcaktuara qartë se çfarë dënimi meriton ai që godet punonjësin e policisë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe na vaftë mbarë!/m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.