• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Komisioni i hetimit të koncesioneve në Shëndetësi, Ndreca: Vokshi thërret mbledhje në mënyrë të paligjshme

10/04/2024
in Politikë
Komisioni i hetimit të koncesioneve në Shëndetësi, Ndreca: Vokshi thërret mbledhje në mënyrë të paligjshme

Komisioni Hetimor për kontratat koncesionare në Shëndetësi ka mundur të zhvillojë vetëm dy mbledhje normale.

Për mazhorancën, tentativat  e demokrates Albana Vokshit për ta thirrur Komisionin në mënyrë të njëanshme janë të paligjshme.

“Mbledhje konsiderohet prezenca e te gjithe anëtarëve të Komisionit ose minimalisht e shumicës se Komisionit për të bërë kuorumin e nevojshëm sipas ligjit. Ç’ka do thotë që këto tre shfaqjet mediatike nuk kanë qenë mbledhje. Kryetarja nëse do kryente detyrën e saj sipas ligjit duhet te garantonte koordinim mes gjithë anëtarëve te komisionit në mënyre që mbledhja te ishte e vlefshme”, u shpreh Ndreca.

Plarent Ndreca, nënkryetari i Komisionit Hetimor akuzon drejtuesen demokrate se po ndjek një procedure te parregullt për qëllime politike.

“Siç duket opozita dhe kryetarja e Komisionit e ka privatizuar pozicionin e kryetares dhe e konsideron si pronë të saj këtë pozicion. Është kthyer në Prokurore publike, është kthyer në paragjykuese te qartë të procesit, ka deligjitimuar veten dhe përfaqësuesit e opozitës në këtë Komision. Unë nuk e kuptoj pse duhet te hetojmë kur ata e kanë nxjerr konkluzionin”, tha ai.

Por, kur do jetë mbledhja e radhës e Komisionit? Për socialistët ligji është i qartë. Ekspertet e Partisë  Socialiste po punojnë për planin e hetimit dhe vetëm atëherë sipas Ndrecës, komisioni mund te jetë gati për tu mbledhur.

“Ekspertët do duan ndoshta edhe një javë që të mbyllin një plan hetimi që mund ti nënshtrohet vendimmarrjes ne Komision. Momentin që do kemi një plan hetimi, atëherë është ne kushtet për tu mbledhur Komisioni. Mund ta thërrasim dhe ne mbledhjen, por mund të koordinojmë dhe me kryetaren e Komisionit për të bëre një mbledhje të vlefshme”, u shpreh Ndreca.

Nënkryetari i komisionit  garanton se mazhoranca do të ndjekë procedurën parlamentare te hetimit për një proces te rregullt ligjor.

“Pasi unë kam bëre disa deklarata u kujtua kryetarja e Komisionit të na sjellë nga ekspertët e saj edhe planin e saj hetimor që në fakt është copy-paste i planit hetimor paraprak që ka thënë në mbledhjen e parë, është copy-paste i pretencës 9 -vjeçare të opozitës. Ne jemi vendosur të bëjmë një proces te rregullt ligjor, sepse nëse ne kemi konkluzione dhe bindje se ne çfarë konkluzionesh do dalim atëherë ne kot e kemi ngritur komisionin”, tha ndër të tjera ai.

Socialistët janë të bindur se demokratët nuk duan një hetim objektiv por po bëjnë show mediatik me urdhër të shefave politik që i ndjekin nga ekrani./m.j

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!