AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Mallakastër/ Alibeaj: Aleanca e pazarit ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë, e para nga shqiptarët dhe e dyta nga drejtësia

by SHT Media
06/04/2024
in Politikë
6
0
Mallakastër/ Alibeaj: Aleanca e pazarit ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë, e para nga shqiptarët dhe e dyta nga drejtësia
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sulmoi sërish marrëveshjen e arritur së fundmi midis mazhorancës dhe opozitës për amnistinë penale.

Gjatë një takimi në Mallakastër, tha se nuk kishte turp më të madh që deputetët e votuar nga demokratët bashkuan votat me Edi Ramën për të lënë protestuesit në burg.

Fjala e Alibeajt:

Vetëm në këto tre javë është parë pazari më i madh që është bërë në fakt midis atyre hallexhinjve. Ne kishim një ofertë shumë të mirë dhe besoj atë që shqiptarët duan për zgjedhjet. Garë, lista të hapura, të gjithë në garë në mënyrë të barabartë. Kush e meriton votën të dalë kandidat dhe të jetë përfaqësues i shqiptarëve në Kuvend. Kjo ishte kërkesa e parë. E dyta, të votojnë të gjithë shqiptarët që janë larguar, janë dëbuar në këto 10 vite. Kjo ishte oferta jonë. Çfarë bëri mazhoranca, nuk kam asnjë iluzion nga Rama.

Strategjia e tij është fare e qartë, të dëbojë shqiptarët, i rrënoi ekonomikisht, rrënoi shpresën. Ajo që nuk prisja ishte që nga ana e tyre që e quajmë koleg të votuar nga demokratët, shkuan bashkë me të. E çfarë është kjo? Asgjë më shumë e asgjë më pakë, frikë nga shqiptarët. Se mos të pranosh çështjen e listave të hapura, pra të japësh llogari para shqiptarëve, është vetëm frikë nga gjykimi i shqiptarëve. E kjo është e para gjë që tregon se kush bën pazar e kush jo. Kush do kacaviret tek ajo karrigia e Parlamenti, e t’i fshihet përballjes me shqiptarët, e kush është ballëlartë.

Po kaloj tek pjesa tjetër, ajo që para 2 ditësh kaloi, amnistia. Po a kishte turp më të madh për deputetët që dolën nga listat e Partisë Demokratike, që ngritën kartonin dhe e bashkuan kartonin me Edi Ramën dhe me Ulsi Manjën që t’i lënë protestuesit në burg? Ata protestues i kemi thirrur ne, i kanë thirrur ata. Ne të gjithë bashkë jemi deputetë edhe për shkak të atyre protestuesve që rrinë burgjeve, e gjykatave, e prokurorive, e policive. Erdhi rasti që të paktën me amnistinë t’ua hiqnim këtë hall, i bashkuan votat me Edi Ramën.

I bashkuan votat me atë që urdhëroi policinë të hidhte gaz në Astir, në Shkozë, në Bregun e Lumit, tek Teatri, tek protestat tona. Kjo aleancë pazari  ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë. E para është frika nga shqiptarët, e dyta është frika nga drejtësia. Secili ka të njëjtin hall. Ramës i shkojnë nga e hëna në të shtunë shkojnë në SPAK. Dhe si mendoi ju është kjo një situatë komode për ta? Këta situata çfarë bëjnë, i thërrasin njëri-tjetrit për të bërë një aleancë. Dhe amnistia ishte një sinjal për t’i çuar SPAK-ut./m.j

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.