AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Sula: Po u bie kambanave të alarmit për 2025. S’jam dakord me mënyrën si po funksionon PD. Nëse s’reflektojmë…!

by SHT Media
05/04/2024
in Politikë
6
0
Sula: Po u bie kambanave të alarmit për 2025. S’jam dakord me mënyrën si po funksionon PD. Nëse s’reflektojmë…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka deklaruar se për Reformën Zgjedhore duhet të bashkëpunohet mes opozitës dhe mazhorancës, njëlloj siç u bë me “Amnistinë Penale” që u miratuar ditën e djeshme në Kuvend.

Ai shtoi se detyra e tij është t’u bjerë kambanave të alarmit në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 2025. Ai shtoi se në rast se PD nuk reflekton, nuk parashikon rezultate pozitive për vitin 2025.

Deputeti Sula tha se nuk është dakord me mënyrën se si po funksionon PD, duke shprehur pakënaqësinë me mos marrjen pjesë në mbledhjen e deputetëve.

“Është për t’u vlerësuar nisma për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndryshime të vonuara. Produkti që ka prodhuar komisioni ka materiale të rëndësishme. Punët e mira bëhen ngadalë. Brenda tre javëve ka përfunduar Reforma Ligjore, ndaj kemi një reformë që ka probleme. Ne jemi në limitet e kohës por nuk ka përfunduar koha.
Kemi disa probleme thelbësore ku ODIHR nuk ndërhyn dot, siç është sistemi zgjedhor.
Ashtu siç u bashkëpunua dje për Amnistinë Penale, mund të bashkëpunohet edhe në këtë pjesë.

Zyrtarët e nivelit të lartë nuk përfitojnë nga Amnistia Penale. Nëse nuk do të bëhej kjo, nuk do të isha dakord me Amnistinë.

SPAK-un nuk e demoralizojmë, madje duhet ta inkurajojmë, duhet t’i dalim krah. Punën e SPAK e vlerësoj me 8/10.
Mendoni që po të mos ishte SPAK opozita nuk do të kishte argument për të folur, sepse anëtarë të mazhorancës nuk do të ishin në burg. Fjalët tona do të mbeteshin retorikë.

Në mbledhjen e fundit të grupit të deputetëve të Rithemelimit, nuk kam qenë i pranishëm, madje edhe në disa mbledhje më parë, kam rezervat e mia. Kjo në lidhje me mënyrën si po funksionon PD në tërësi. Nuk është në nivelin ku kërkohet. Qëllimi im është t’i bie kambanave të alarmit për 2025. Nuk jam profet por duhet që opozita të reflektojë në të gjitha drejtimet, nëse nuk e bën është kot”, tha ai./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026

Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

17/09/2026

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

17/09/2026

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • “U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.