AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Amnistia, Alibeaj: Qëndrimi ynë i qartë: Të përfshihen protestuesit dhe jo të hetuarit apo gjykuarit nga SPAK

by SHT Media
03/04/2024
in Politikë
6
0
Amnistia, Alibeaj: Qëndrimi ynë i qartë: Të përfshihen protestuesit dhe jo të hetuarit apo gjykuarit nga SPAK
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj, me anë të një deklarate për mediat, komentoi projekt-ligjin e amnistisë.

Alibeaj tha se nuk është e qartë nëse projektligji për amnistinë do të votohet nesër në Kuvend. Sipas tij, projektligji duhet të mos futet fshehurazi, por të bëhet transparent. Alibeaj nënvizoi dhe njëherë se PD ka qenë dhe mbetet pro amnistisë për lirimin e protestuesve nga qelitë dhe kundër amnistisë të zyrtarëve që po gjykohen nga SPAK.

“Amnistia do të duhet miratohet, por do të duhet të përfitojnë vetëm ata të cilët nuk janë produkt i ndjekjes penale, i dënimit, i gjykimit, i kallëzimit nga SPAK, BKH dhe GJKKO, pra nga drejtësia e re. Dhe do të duhet të përfitojnë protestuesit sipas opinionit dhe amendamentit tonë. Cënimi i njërit prej këtyre dy kushteve, e bën që qëndrimi ynë të jetë i qartë.” – u shpreh ai.

DEKLARATA E ENKELEJD ALIBEAJT:

Përshëndetje, jam sot së bashku me sekretarin ligjor të Partisë Demokratike, edhe me zotin Murizi i cili është edhe avokati në fakt i të gjithë protestuesve ndjekur në mënyrë kohore që nga viti 2018-të e në vazhdim. Protestuesve qoftë atyre të penalizuar dhe në rastin kur është organizuar protestat dhe manifastimet nga ana e Partisë Demokratike, apo dhe protestat e tjera të organizuara nga shoqëria civile, apo edhe në rastet e tjera. Dal sot për të bërë një sqarim pasi sipas mediave jemi njohur së pari me një pretendim nga ana e mazhorancës që ditën e enjte, nesër pra në seancë plenare do të kalonte edhe ligjin e shumëpërfolur tashmë të amnistisë. Fakt është që deri në këto momente, rendi i ditës për seancën e nesërme nuk e përfshin projektligjin për amnistinë. Jam njohur nga ana tjetër me një amendament të paraqitur nga një grup deputetësh dhe nga kjo mora spunto sot për të bërë këtë sqarim publik. Së pari, që nesër të mos futet në mënyrë të vjedhur, fshehtas një projektligj kaq i rëndësishëm në errësirë, të panjohur, se cili është versioni mbi të cilin do të diskutohet.

Do të jetë versioni fillestar i qeverisë ndaj të cilit ne kemi paraqitur amendamente. Do të jetë versioni i dalë nga komisioni i ligjeve ku tashmë dihet publikisht që janë shtuar përfitues të amnistisë edhe subjekte që janë në ndjekje penale nga SPAK-u apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit, e për këtë arsye sqaroj sot se cili është pozicioni ynë nën optikën e këtyre pikpamjeve apo versioneve që qeveria ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe dhe të amendamenteve të paraqitur nga ana e deputetëve. Së pari do të duhet të sqaroj qëndrimi ynë ka qenë publik dhe i qartë. Amnistia do të duhet të kalojë, subjektet të cilat do të duhet të përfitojnë do të duhet të jenë vetëm ata të cilët përfitonin sipas versionit fillestar të qeverisë, që do të thotë: asnjë i ndjekur penalisht, asnjë i gjykuar, asnjë i dënuar nga SPAK-u dhe GJJKKO-ja, nuk duhet të përfitojë nga amnistia. Ky është rasti për t’i dhënë një mbështetje drejtësisë së re.

Së dyti, e kemi bërë publike, ne do të jepnim votën tonë pro amnistisë në qoftë se do të përfitonin edhe protestuesit gjatë protestave të organizuara nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, protestuesit e Astirit, të Teatrit, të Shkozës, ata që u ngritën për vrasjen e të riut Klodian Rasha, e me rradhë. Nga analiza e të gjitha versioneve të sjella nga qeveria sipas Komisionit të Ligjeve, ku lejohen ata të dënuar apo të ndjekur nga SPAK-u dhe GJKKO-ja që të përfitojnë nga amnistia, apo dhe nga amendamentet e paraqitura nga një grup deputetësh sipas së cilës nuk përfitojnë protestuesit e organizuar, të protestave të organizuara nga Partia Demokratike, qëndrimi ynë është ky: As njëri variant dhe as tjetri nuk përmbush kushtet. Kushtet për të cilat besojmë ne, janë kushtet që i çojnë sinjale të interesit publik dhe ruajnë të paprekur mbështetjen që do të duhet të japimndaj SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Po ju marr një shembull, lidhur me protestuesit, protestuesit të cilët janë ngritur në protesta sipas thirrjeve të bërë nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, apo të organizuar spontanisht, janë përjashtuar sipas versionit të qeverisë, sipas versionit të komisionit të ligjeve, apo sipas amendamentit të sjell nga grupi i deputetëve, këto dispozita penale.

Neni 151, paragrafi i dytë, shkatërrimi i pronës me zjarr. Neni 235, paragrafi i dytë, kundërshtimi i punonjësve që kryejnë një deyrë shtetërore si një shërbim publik. Dhe sidomos neni 236 paragrafi i dytë, për nenin që titullohet kundërshtimi i punonjësve të rendit publik. Po ju bëj me dije që shumica dërrmuese e protestuesve janë të akuzuar mes shumë e shumë veprash penale, por ka një emërues të përbashkët për këtë dispozitë, neni 236 paragrafi i dytë “kundërshtimi i punonjësve të rendit publik”. Dhe kjo është e kuptueshme, në një shtet policor protestuesit akuzohen për këtë dispozitë penale. Si në versionin e qeverisë, si në versionin e komisionit të ligjeve, ashtu dhe në versionin e amendamentit të sjellë nga deputetë nuk përfshihet kjo dispozitë. Do të thotë, protestuesit nuk përfitojnë.

Ndaj e bëj të qartë sot që qëndrimi final i yni është ai që kemi mbajtur në vazhdimësi. Amnistia do të duhet miratohet, por do të duhet të përfitojnë vetëm ata të cilët nuk janë produkt i ndjekjes penale, i dënimit, i gjykimit, i kallëzimit nga SPAK, BKH dhe GJKKO, pra nga drejtësia e re. Dhe do të duhet të përfitojnë protestuesit sipas opinionit dhe amendamentit tonë. Cënimi i njërit prej këtyre dy kushteve, e bën që qëndrimi ynë të jetë i qartë. Të mos e mbështesim një produkt të këtillë. Së fundi do të uroja që për sa kohë në rendin e ditës nuk është i përfshirë amnistia, do të uroja që nesër të mos përfshihet në rendin e ditës pa bërë dritë se mbi cilin version do të votojë nesër parlamenti. Amendamentet mbi cilin version janë sjellë, që mos të jetë një produkt i një kulise, i një pazari, i një marrëveshjeje e cila nuk bën asgjë dhe nuk i shërben interesit publik, por se është dhe vetëm një produkt i një marrëveshjeje okulte dhe në fshetësi. Do të presim nesër. E bëra që sot të qartë qëndrimin tonë, të shohim nesër se cili do të jetë qëndrimi i palëve të tjera lidhur me amnistinë. Faleminderit!

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.