• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Basha: Mundësia që Rama të pranojë qeveri teknike, zero! S’ndryshojmë qëndrim për amnistinë penale

03/04/2024
in Politikë
Basha: Mundësia që Rama të pranojë qeveri teknike, zero! S’ndryshojmë qëndrim për amnistinë penale

Kryetari i PD, Lulzim Basha është pyetur sot gjatë një konference për mediat nëse ai dhe deputetët e grupimit të tij do të votojnë amnistinë penale, por edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në tetor të këtij viti.

Basha u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim për amnistinë penale, të cilën u shpreh se do ta votojë nëse përmbushen kushtet e mospërjashtimit të subjekteve të SPAK dhe amnistisë për çdo protestues të arrestuar.

Sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme dhe krijimit të një qeverie teknike, Basha tha se mundësia që kryeministri Rama të pranojë qeverinë teknike për momentin është zero.

Sipas tij opozita nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike.

A do ta votoni amnistinë penale nesër?

Basha: E para, në rendin e ditës amnistia nuk është. Nëse vendoset në rend, asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Mos përjashtimi i subjekteve të SPAK, siç ishte propozimi para se të futeshin duart, dhe propozimi i dytë për të gjithë protestuesit pa përjashtim, këto kanë qenë qëndrimet tona. I di edhe Ulsiu, edhe shefi i Ulsiut, edhe ai që i shkon nga mbrapa Ulsiut, nëse këto kushte plotësohen, sigurisht që ata persona mund të përfitojnë nga amnistia. Nuk kemi asnjë kusht të fshehtë, nuk bëjmë kompromis me asnjë nga këto dy qëndrime.

Në korridoret politike flitet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në tetor, a është PD e gatshme për këtë skenar?

Basha: Shqiptarët nuk duhet t’i mbajmë me gënjeshtra. Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Nuk jemi në gjendje të imponojmë një qeveri teknike, fatkeqësisht ky është një iluzion dhe bëhet për të hequr mendjen nga një gjë më e madhe./m.j

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!