• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Shpërthen sherri tek Peka, Vangjeli: Nuk ka asnjë ndryshim, karrigia bosh me Bushatin mbi të

26/03/2024
in Politikë
Shpërthen sherri tek Peka, Vangjeli: Nuk ka asnjë ndryshim, karrigia bosh me Bushatin mbi të

Mbrëmjen e djeshme në Çim Pela live shpërtheu një sherr i pakontrolluar mes dy analistëve të ftuar. Andi Bushati u largua i nervozuar nga studio duke pretenduar se nuk donte të dëgjonte idiotësira, kurse Lorenc Vangjeli i tha se bënte mirë të ikte meqë nuk kishte asnjë ndryshim mes karriges që do të mbetej bosh dhe Bushatit mbi të. Në fakt ishte e vështirë të kuptohej se pse u ngritën tonet në studio. Edhe pse asimetrikë në pothuaj çdo qëndrim, analistët kishin rënë dakort më herët që edhe vendi në parlament i përkiste Sali Berishës, në arrest shtëpie, edhe që bashkia e Himarës duhej të kishte Fredi Bejlerin kryetar të betuar tashmë. Në të dy rastet sepse kështu kishin vendosur shqiptarët edhe pse drejtësia thotë ndryshe. Keqkuptimi nisi kur u përmendën dy dosjet e famshme, ajo e Dibrës dhe 339 e Durrësit.

Vangjeli, duke ju referuar kohës së gjatë që ka kaluar që prej ndodhjes së faktit penal tha se sot, më e rëndësishme edhe se vetë hetimi i dosjeve, është hetimi sesi janë hetuar ato dosje. “Ky është shembulli klasik sesi politika ka hyrë në hetimin e atyre dosjeve duke i shkatërruar ato duke krijuar një fluskë të madhe gënjeshtre që vazhdon të besohet sot”. Sipas Vangjeli, përgjimet e publikuara janë selektive dhe se ato janë vetëm një pjesë e papërfillshme e tyre duke krijuar ide të gabuar për të tërën. “Copëzat e mozaikut të publikuar nuk japin të qartë të gjithë pikturën. Të dyja dosjet u shkatërruan dhe u përdorën si alibi e poshtër për krimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend për djegien e mandatëve në dimrin e vitit 2019”. Në këtë pikë Bushati ndërhyri dhe kërkoi të largohet me pretendimin se ato që po dëgjonte ishin idiotësi, kurse Vangjeli i tha se mirë do të bënte të ikte.

Bushati: Lorenc nuk i dëgjoj dot këto, ata që janë në shtëpi e ndërrojnë kanalin por unë nuk lejoj që të dëgjoj idiotësira.

Vangjeli: Ngrihu dhe ik , është gjëja më e mirë që do të bësh.

Bushati: Ok, po iki!

Peka: Pse po ikën Bushat cila është arsyeja?

Bushati: Po iki prej teje sepse ke përgjegjësinë që të mos lejosh idiotësira në emisionin tënd.

Peka: Nuk flas unë Bushat por flasin të ftuarit

Bushati: Ky fut kasetën e partisë dhe duhet ta dëgjoj unë, unë nuk jam spektator në miting.

Vangjeli: Ti e di që unë që unë mund t’i jap një përgjigje edhe karriges tënde bosh.

Peka: Jo, këtë nuk do ta bësh.

Vangjeli: Nuk e bëj sepse nuk ka asnjë ndryshim mes karriges bosh dhe Bushatit mbi të.

Pas këtij debati mes tyre moderatori ka mbyllur emisionin ‘Çim Peka Live’.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!