AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Investimet në Porto-Romano, Rama: Do të jetë fitimprurës për shqiptarët, nuk mendojmë për xhepin tonë

by SHT Media
22/03/2024
in Politikë
6
0
Investimet në Porto-Romano, Rama: Do të jetë fitimprurës për shqiptarët, nuk mendojmë për xhepin tonë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka folur edhe për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Rama theksoi se porti i vjetër tregtar i Durrësit duhej të ishte hequr që më parë, ku e ka cilësuar si një burim “shëmtie”. Kreu i shtetit theksoi edhe rëndësinë strategjike të këtij porti.

Kryeministri Edi Rama: Porti jo që nuk do të ketë impakt, por do të jetë fitimprurës për shtetin dhe shqiptarët. Porti tregtar i Durrësit nuk është spostuar nga aty ku ishte për t’i thjeshtë hapur rrugë një mundësie për një investim për ta kthyer atë port në një nga marinat më të bukura, por është spostuar sepse ai port është një turp i pashembullt në mes të Europës. Ai port që është një burim ‘shëmtie’ që shkarkon e ngarkon qymyr, çimento mu në zemër të qyetit i përket kohës së një bote që nuk është fare bota ime dhe bota jonë, por që maksimumi është bota e këtyre shkatërruesve. E para që të kuptohet mirë ai port duhej hequr një orë e më parë nga ai vend edhe sikur mos të vinte ai që erdhi për të investuar kur të krijoheshin mundësitë që ne të financonim një port tjetër. Ai duhej hequr që aty.

Blendi Fevziu: Me çfarë parash do bëhet dhe sa kushton?

Kryeministri Edi Rama: E dyta porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme  për Shqipërinë sepse do të krijojë mundësinë e përpunimit të volumeve shumfish më të larta se të volumeve që mund të përpunohen në atë ‘zgëqen’ në mes të Durrësit, e dyta do të ketë komponente ushtarake si një bazë e NATO-s, e para bazë ushtarake e NATO-s e ndërtuar në Europë për këtë qëllim në këtë kohë.

Blendi Fevziu: Kush do ta financojë NATO apo ne?

Kryeministri Edi Rama: Tek financimi i portit i cili është një port mos të harrojmë që lidhet me dy porte të tjera të thata një në Prishtinë dhe një në RMV që e vendos Shqipërinë në një pozitë strategjike jashtëzakonisht të fortë sepse duke pasur parasysh financimet që ne kemi filluar për hekurudhën e ‘Korridorit 8’, duke pasur parasysh lidhjen direkte mes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe më pas Turqisë ne krijojmë një akses shumë më të shpejtë në raport me atë që ndodh sot.

Blendi Fevziu: Sa kushton sepse problem është se do t’i shtrish këmbët sa ke jorganin.

Kryeministri Edi Rama: Ne në Shqipëri na është dashur që në krye të herës që të mos i linim qytetet të bëheshin si kazerma me një konvikt ku të gjithë donin të iknin me vrap. Po të flas që kjo është një çështje vizioni dhe si i ndërton hapat. Kjo është koha tani që ne ta ndërtojmë portin sepse kemi mundësitë financiare.

Blendi Fevziu: Ku i gjeni, me buxhetin e shtetit?

Kryeministri Edi Rama: Tek ndërtimi i portit kemi pasur dy opsione: një që ta nxirrnim në tender dhe të thonim kush do vijë i huaj që ta investojë dhe operojë dhe shteti nuk do të ishte pronar i portit thjesht do merrte të ardhura nga taksat dhe opsioni ta investojmë vetë, të jemi ne pronarë pra shteti që do të thotë që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk mendojmë për xhepin tonë sepse po të mendonim për xhepin tonë jua jepnim të huajve. Jo.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.