AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Sulmet e hakerave/ Ambasadori i Britanisë viziton datacenterin e ri: Mbrojtja kibernetike thelbësore

by SHT Media
19/03/2024
in Politikë
6
0
Sulmet e hakerave/ Ambasadori i Britanisë viziton datacenterin e ri: Mbrojtja kibernetike thelbësore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sëbashku me ambasadorin britanik Alastair King-Smith vizituan mjediset e reja të Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin të Policisë së Shtetit, ku ruhet baza e të dhënave, e cila është financuar nga  Mbretëria e Britanisë së Madhe, nëpërmjet projektit të forcimit te sigurisë kibernetike për Policinë e Shtetit.

Sipas Ballës, siguria kibernetike dhe bashkëpunimi me partnerët është me rëndësi për të mundësuar qëndrueshmërinë e sistemeve tona ndaj sulmeve kibernetike.

“Jemi shumë mirënjohës Qeverisë Britanike për këtë mbështetje të rëndësishme që erdhi menjëherë pas sulmit kibernetik, shënjestër e së cilit ishte edhe Policia e Shtetit dhe sistemet e saj elektronike. Gjej rastin të falënderoj edhe ekspertët, të cilët kanë punuar ngushtësisht me stafet e Policisë së Shtetit, jo vetëm për të rikthyer të gjitha shërbimet, por edhe për të ngritur mbrojtjen kibernetike brenda Policisë së Shtetit në një nivel tjetër, sipas standardeve më të mira europiane”, deklaroi Balla.

Ekspertët e IT-së shpjeguan se ambientet e Datacenter-it garantojnë siguri të lartë. Çdokush që hyn apo del regjistrohet, jo vetëm me kohën por shoqëruar edhe me foto të personit.

Ministri e cilësoi bashkëpunim me qeverinë britanike të shkëlqyer, duke veçuar atë për luftën kundër migracionit ilegal, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që është ofruar.

“Në fakt Shqipëria dhe Britania e Madhe janë dëshmi e qartë se kur dy vende vendosin të bashkëpunojnë fuqimisht me njëra-tjetrën për të përballuar sfida, rezultatet janë të dukshme. Kemi arritur një rezultat që do ta quaja historik, sa i përket sfidës së përballjes me migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i sigurt që do të kemi po ashtu rezultate të shkëlqyera. Do të vazhdojmë të kemi, sepse kemi pasur, edhe në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër të krimit, duke shkëmbyer mes palëve informacione të vlefshme në këtë përballje dhe në këtë luftë”, tha ai

Ambasador Britanik në Shqipëri Alastair King-Smith tha se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ndihmon për rritjen e sigurisë në dy vendet.

“Për ne mbrojtja kibernetike është një gjë thelbësore, ndaj jemi shumë të lumtur të vazhdojmë këtë bashkëpunim të fortë”, nënvizoi ai.

“Përpjekja e PSH çdo ditë në punën e vetë është të fitojë besimin e qytetarëve, sepse vetëm kështu rritet bashkëpunimi i tyre, e kështu zbulojmë çdo vepër kriminale. I nxis qytetarët që të informojnë Policinë e Shtetit mbi çdo lloj paligjshmërie dhe ti garantoj që PSH do t’i trajtojë të gjitha të dhënat që vijnë nga qytetarët me besnikëri dhe do t’i adresojë e vendosë para ligjit të gjithë ata që thyejnë ligjin ose që kryejnë vepra të ndryshme penale!”, apeloi ministri Balla.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.