• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Bashkimi i opozitës/ Gjekmarkaj: Na duhen demokratë e qytetarë që besojnë tek SPAK e që s’duan konflikt me ambasadën e SHBA

24/02/2024
in Politikë
Bashkimi i opozitës/ Gjekmarkaj: Na duhen demokratë e qytetarë që besojnë tek SPAK e që s’duan konflikt me ambasadën e SHBA

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me lëvizjet e fundit të opozitës duke thënë se protesta e 20 shkurtit i ka zhgënjyer të gjithë në një farë mënyre, disa pozitivisht e disa negativisht.

Sipas tij bashkimi i PD është elementi më thelbësor dhe se protesta nuk është çështje numrash, por fryme dhe shprese, gjë që u arrit.

Ai shtoi se Edi Rama mundet vetëm përmes të ndryshmes dhe jo me të njëjtat forma dhe metoda që përdor ai vetë.

Reagimi i plotë:

Me thirrjen e Opozites me 20 Shkurt u realizua një protestë e madhe në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Në një farë menyre ajo i zhgenjeu të gjithë, dikë pozitivisht e të tjerë negativisht.

Arsyet pse ata dolen janë disa. Bashkimi i PD-së është elementi më thelbesor. Kjo ngjarje nuk është çeshtje numerash por fryme dhe shprese. Ai e arriti këtë. Instikti bazik i një shoqerie që bombardohet ore e çast me propagande qeveritare e diplomatike në sherbim të pushtetit vepron në ndergjegjet individuale. Mungesa e çfardoshme e hapesirave të lirisë ku të perfaqesohet zëri dhe populli opozitar ka zhbalancuar gjithçka.

Perceptimi në rritje që Sali Berisha është arrestuar pa akuzë në thyerje të Kushtetutes si i perzgjedhur per tu bërë shembull tek gjithësecili ka shkaktuar pikëpyetje. Aferat korruptive, skandalet me paranë publike, arroganca e një qeverie e cila na vertit 11 fytyra në 11 vjet e varfer dhe e lodhur tashmë edhe në retorike. Të gjithë perdorin nga 10 fjalë per kokë! E pasur vetem në arrogancë dhe harbuteri gjuha e tyre politike është shnderruar në provokative per shoqerinë. Figura të spikatura të kesaj mazhorance që kanë ngrënë “ fiq, kumbulla, dardhë, mjaltë, tasqebap, paçe pilaf, kukurec, kërmë pas shpine janë në burg” askush nuk mban pergjeqësi per ta as morale as politike. Diskursi publik me regji qendrore është perqendruar mbi opoziten! Të krijohet pershtypja se korruptohet qeveria -fajin e ka opozita! Kopuku bëhet minister fajin e ka opozita! Ikin shqiptaret e boshatiset vendi-fajin e ka opozita! Prishet kushtetuta dhe gelon krimi -fajin e ka opozita! Vidhen zgjedhjet -fajin e ka opozita. Proteston opozita në kuvend per trasparencë e llogaridhënie, perjashtohen nga 23, 19 deputet të saj -fajin e ka opozita!

Kerkojnë shqiptaret integrim, standarte, mireqenie-nuk i kemi, fajin e ka opozita. Nuk ka rrugë veriu, nuk udhetohet dot nëper të fajin e ka opozita. Shqiptaret ndihen të sulmuar kudo e në çdo gjë ndaj ata protestojnë. Ata po i japin kredite opozites që të lexojë deshiren e saj për ndryshim rrenjesor të asaj si parti politike dhe të Shqiperisë njekohesisht. Protesta nuk kerkon vetem prapanica per të njëjtat karrige por njerez që rrinë në këmbe per ti sherbyer shoqerisë, jo si komisar por si individ e grupe politike me integritet, ide, e alternativa. Natyrisht merite kanë dhe strukturat e PD por kesaj here populli e tejkaloji atë dhe PD duhet të ndihet mirë, duhet ta perktheje si duhet atë mesazh dhe jo ta perkufizoje atë me gjuhë të vjeter dhe me aparatçikë. Njerzit nuk po kerkojnë të kunderten në të ngjashme por të ndryshmen. Duke u afruar koha e zgjedhjeve shoh që shtojen servilat dhe hallexhinjet.

Partitë politike shqiptare PS dhe PD kanë shumë të tillë po shumë te cilet në ligjetimim e tyre synojnë veshet dhe emocionet e Liderit. Duan ti shfaqin besnikeri deri në budallek deri në asgjesimin publik të karakterit. Pyetjes a dolen shumë njerez per Sali Berishen në proteste, i pergjigj sigurisht që po, por shumica e tyre dolen per të gjitha arsyet bashke ! Por ata dolen per shumë me teper se kaq! Ata i thanë opozites shpejto, vrapo, ndiqen deshiren per ndryshim dhe pergjigjiu asaj me program, ide, oferta dhe njerez te rinj sa më shumë të tillë! Lider është Berisha prej 34 vitesh , dhe jo të gjithë bashkëudhetaret e tij duhet të jene fytyra e “re” e PD. Ai kete pozicion e merr me vote, ndonëse personalisht do kisha preferuar realitet tjeter, po të tjeret si “ besnik” të tij mbijetojnë? A mjafton kaq ! Të gjithë duhen , por secili duhet të behet i arsyeshem për të shtuar numerat, jo të asgjesojnë vetveten duke “ rritur” Berishen që tua kthejë me vendin në listë.

Bashkimi u bë, nuk zhbehet më, ishte minimumi si detyrim ndaj njerzve. Tani duhet të behemi fitues dhe jo servilë. Të mbetemi kritik dhe të mbledhim rreth vetes gjithkënd që e do mendimin e vet dhe respekton shumicen. Na duhen të gjithë ata demokratë e qytetarë që besojnë tek Spaku, na duhen gjithë ata që nuk duan konflikt me ambasaden e SHBA në Tiranë.
Edi Ramen keshtu e mundim, me të ndryshmen ! Me të njejtat forma të tij kam dyshime.

/f.s

Më të lexuarat

  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhëndri i Berishës shpërndan shkrimin dhe montazhin denigrues me fotot e ambasadorëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Durim Bami i penduar i drejtësisë? Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga shkretëtira në Mesdhe! Superkorridoret që sfidojnë Hormuzin dhe Suezin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, ja detajet e vendimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!