• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha: Paralajmëroj falangat e Ramës se, për çdo torturë që do t’u bëni qëndrestarëve, do përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar

23/02/2024
in Politikë
Berisha: Paralajmëroj falangat e Ramës se, për çdo torturë që do t’u bëni qëndrestarëve, do përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin tij nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, drejtuar simpatizantëve të mbledhur në “Rrugën e Shpresës”, foli ndër të tjera për personat e arrestuar gjatë protestës së 20 shkurtit.

Ai ka paralajmëruar policinë se për çdo torturë që do t’i bëhet protestuesve të arrestuar, do të përballen nesër me një ndëshkim ekzemplar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Arrestimi i protestuesve më 20 shkurt, Berisha: Paralajmëroj falangat e Edi Ramës dhe i garantoj se, për çdo torturë që do t’u bëni qëndrestarëve, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar

Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të shpresës, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për betejën juaj pa kthim, betejën  tuaj drejt fitores.

Çdo orë, çdo ditë që kalon, dëshmon se kjo betejë është jetike për fatin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Çdo orë, çdo ditë që kalon bëhet më e rëndë, më shtypëse, më dhunuese për shqiptarët nga narko regjimi i Edi Ramës dhe rilindjes së tij.

Të dashur miq!

Sot orari zyrtar në republikën e rilindjes nisi me një proces politik kundër 4 të rinjve, Andrea Maliaj, Klinti Toli, Bledar Tola, Ismet Stefanis, qëndrestarë pjesëmarrës në uraganin e 20 shkurtit.

Ata ishin sot në bankën e akuzës sepse me 20 shkurt terruan Edi Ramën dhe rilindjen e tij, tmerruan pushtetin e mafias që sundon sot në Shqipëri.

Por sot këta të rinj në sallën e gjyqit qëndronin krenarë dhe ballëlartë para akuzave false, të turpshme, të fabrikuara, të falsifikuara ndaj tyre.

Kjo skenë tregonte qartë se regjimi i ka hyrë frika gjer në palcë nga qëndrestarët, se regjimi ka humbur çdo shpresë për veten e tij, ndaj dhe përdor çdo mjet kundër lirive të qytetarëve.

Miqtë e mi!

Duke i përgëzuar edhe njëherë sot këta të rinj, për qëndrimin e tyre burrëror si në qelitë e zeza të regjimit, ashtu dhe në bankën e akuzës, paralajmëroj fallangat e Edi Ramës se, dita po vjen dhe u garantoj se për çdo torturë që tu bëni qëndrestarëve, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar.

Ju paralajmëroj se për çdo ditë burgu e tyre për motive politike, do të ju kthehet në vite burgu si armiq të lirisë së shqiptarëve./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!