AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Veliaj: Ata protestojnë për të shkatërruar, ne mblidhemi për të ndërtuar. PD vetëm nxjerr njerëz nga shtëpia si në Big Brother

by SHT Media
21/02/2024
in Politikë
6
0
Veliaj: Ata protestojnë për të shkatërruar, ne mblidhemi për të ndërtuar. PD vetëm nxjerr njerëz nga shtëpia si në Big Brother
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkut e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësisë në Njësinë 1, tha se Partia Socialiste duhet të krahasohet me vetveten dhe jo me kundërshtarin, që sot është katandisur kokoshi një thelë.

“Ne nuk i kemi bërë kurrë betejat duket bërë llogaritë e kundërshtarit. Po të jetë për kundërshtarin, nuk ka nevojë të përgatitemi një vit përpara. Po të shikoni si janë katandisur kokoshi një thelë – se si partia që deri në 2013 qeveriste gjithë vendin, në 2015 qeveriste vetëm Tiranën, në 2017 qeveriste vetëm bulevardin me ato çadrat, në 20-21 qeveriste vetëm oborrin e partisë, në 2023 kishte vetëm rrugicën “Mustafa Matohiti”, në 2024 kanë vetëm një dritare – pra, po të jetë për t’u matur me ta, loja ka mbaruar. Por ne duhet të matemi me veten tonë. Ne duhet të jemi versioni ynë më i mirë. Ne duhet të jemi skuadra më e mirë që kemi qenë ndonjëherë, më të hapur se kurrë, më të fortë se kurrë. Ta bëjmë krahasimin me veten tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se mazhoranca ka si filozofi të sajën ndërtimin, ndërsa opozita shkatërrimin. “Po të dëgjosh palën tjetër thonë: ‘Protestojmë se kemi inat socialistët’. Ne nuk angazhohemi, nuk mobilizohemi, nuk bëjmë beteja se kemi inat dikë, për inat të dikujt. Ne jemi në këtë betejë sepse kemi dashuri, kemi pasion. Ne duam që të ndërtojmë gjëra, jo që të prishim. Kur dëgjon ata thonë do bëjmë një protestë të shkatërrojmë këtë ose atë, kurse ne themi: ‘Do mblidhemi të ndërtojmë një shkollë, një kopësht, çerdhe, park, lulishte, një mjedis që i jep vlerë qytetit tonë, lagjes tonë, njësisë tonë, komunitetit tonë. Janë dy filozofi të ndryshme!

Ata janë me filozofinë e inatit, ne me filozofinë e pasionit. Ne kemi filozofinë e punës, ata filozofinë e dhunës. Ne duam të ndërtojmë, ata duan të shkatërrojnë. Këto janë dy botë! Një familje që ndahet, duke përjashtuar njerëz, që i nxjerr njerëzit nga shtëpia si në Big Brother, nuk është një familje që rritet”, theksoi Veliaj./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.