AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Veliaj dhe Gonxhja inspektojnë punimet për infrastrukturën publike në Zonën e Lirë Ekonomike (TEDA)

by SHT Media
16/02/2024
in Politikë
6
0
Veliaj dhe Gonxhja inspektojnë punimet për infrastrukturën publike në Zonën e Lirë Ekonomike (TEDA)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja inspektuan punimet për infrastrukturën publike në Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA) në Kashar. Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus te industritë prodhuese si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu ambicien e tij që kjo zonë të shndërrohet sa më parë në hapësirën më të madhe, ku do mblidhen të gjitha bizneset Ndërkombëtare, të cilat duan të investojnë në Tiranë, kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit, prodhimin e pjesëve për automjetet dhe turizmit.

“Është zgjedhur kjo zonë sepse këtu kemi pasur një fluks të madh kërkesash për punë. Këtu kemi pasur një biznes që ka zgjatur për rreth 2-3 dekada, kryesisht të fasonerisë, por ishte një biznes vulnerabël me rroga të ulëta. Ajo që mund të bëjmë është të krijojmë vetë një zonë të lirë ekonomike ku të promovohet një lloj ekonomie e re, më e qëndrueshme, që punëson 4-5 mijë vetë në fazën e parë dhe paguan më shumë sepse janë punët e të ardhmes. Ne tashmë i kemi klientët e parë, kryesisht janë kompani për data center, që merren me të dhënat kompjuterike, të cilat shërbejnë si hub-e, pra si stacione të lidhjes së rrjeteve, sidomos për rrjetet sociale ku jemi edhe vetë konsumatorë. Ruajtja e të dhënave është një biznes i jashtëzakonshëm. Për Ballkanin planifikojmë që klienti ynë i parë të ketë databazën më të madhe të ruajtjes së të dhënave, serverët më të mëdhenj në të gjithë rajonin tonë, për të ofruar këto shërbime edhe në një Shqipëri, e cila po rritet nga ana teknologjike dhe e aftësimit, por sigurisht në një Shqipëri që kërkon rroga më të mira. Ka ardhur koha të kalojmë nga tekstili dhe këpucët, te teknologjia e informacionit dhe turizmi”, u shpreh Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku shtoi se qëllimi i Bashkisë së Tiranës është ta kthejë këtë zonë, nga një djerrinë, në një tokë që prodhon ekonomi dhe kthehet në një histori suksesi për qeverinë dhe bashkinë.

“Kjo hapësirë është prova konkrete se si lidhet kultura me ekonominë. Ne patjetër që do të investojmë në Tiranën urbane dhe do injektojmë projekte të kulturës sepse ato prodhojnë më shumë ekonomi dhe turizëm. Nga ana tjetër, vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, na mundëson të fillojmë menjëherë lidhjen e kontratave. Teksa këtu do të vlojë puna për të mbaruar gjithë infrastrukturën, për të ndarë parcelat në këto 35 hektarë të parë, para se të shkojmë në 50 hektarë hapësirë, na duhet edhe një kantier tjetër që do jetë kantieri i marketingut, për t’i treguar klientëve se çfarë potenciali ka këtu. Ky është një shërbim që ofrohet për të promovuar bizneset e reja dhe në momentin që këtu do të kemi edhe një qendër shërbimesh, të gjitha procedurat do i mbarojmë në një godinë, pa u detyruar të vijmë nëpër zyra. Besoj se kemi gjetur një vend ideal, që deri dje konsiderohej i degraduar, ndërkohë që në një qytet ku vlera e pronës po shkon çdo ditë e më lart, duhet të shfrytëzojmë çdo metër katror për të prodhuar më shumë ekonomi. Besoj se kemi marrë vendimin e duhur me qeverinë, me kryeministrin, për të qenë bashkia e parë që operon një zonë të promovimit ekonomik”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin dhe për nismën për të qenë e para për zbatimin e risive.

“Është kënaqësi që jam në një kantier që flet për përpjekjen që qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë bërë bashkë. I lumtur që kam firmosur një dokument shumë të rëndësishëm për sa i përket mirëqenies ekonomike sociale të qytetarëve tanë për punësim cilësor, për teknologji dhe industri prodhuese, pranë një zone shumë të rëndësishme banimi si Tirana. Ju falenderojmë që do të jeni këtu një djep i parë i teknologjive të avancuara në kryeqytet”, tha Gonxhja.

Projekti “TEDA” është fryt i një bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Bashkisë, që do të gjenerojë 5 deri në 7 mijë vende pune të mirëpaguara, një kontribut ky shumë i rëndësishëm për ekonominë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.