AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Misioni ynë, Tirana të shërbejë si një ‘Urë e Mesdheut’

by SHT Media
07/02/2024
in Politikë
6
0
Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Misioni ynë, Tirana të shërbejë si një ‘Urë e Mesdheut’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana u shpall sot zytarisht Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025 dhe për të pritur një tjetër vit të rëndësishëm për kryeqytetin, Bashkia e Tiranës organizoi një festë me pjesëmarrës përfaqësues të botës së artit dhe kulturës. 2024-a do të jetë një vit përgatitor për të zbatuar më pas në 2025-ën titullin “Tirana, kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti ka mbajtur tituj të rëndësishëm dhe kjo falë bashkëpunimit pa kushte nga të gjithë.

“Nëse do e ndajmë mendjen që do bashkëpunojmë, i gjithë qyteti do gjallërohet nga një energji e jashtëzakonshme. Kur e filluam këtë punë, edhe në qeveri, edhe në bashki, Tirana kishte një jetë të vobektë kulturore. Ti përgatiteshe, madje për një event në 2-3 javë ose në muaj. Sot shumë nga kolegët do të mbarojnë aktivitetin këtu dhe do shkojnë në skenat e tyre ose në galerinë e tyre. Më kujtohet e njëjta gjë ishte edhe me Galerinë e Artit. Sot kur dëgjon që kemi edhe ekspozita nga Japonia në Galerinë e Arteve, ti kupton vërtet se ne e kemi në dorë që t’i prekim, t’i ndryshojmë këto realitete. Unë besoj që është vetëm çështje kohe, sa ta vërë re gjithë bota. Ne sot jemi votuar unanimisht nga 43 shtete, kanë votuar 43 ministri të Jashtme dhe 4000 organizata që janë pjesë e rrjetit të Unionit të Mesdheut, në një situatë që nuk është një situatë ideale për Mesdheun. Tirana duhet të shërbejë si një urë e Mesdheut, misioni që na është ngarkuar është jo vetëm të jetë një vit i madh me këngë e valle në Tiranë, por ky vit do jetë një mundësi për ta kthyer Tiranën në një sofër, në një agora, në një piacë, një skenë mesdhetare për të lidhur njerëzit”, u shpreh Veliaj.

Mandej, ai tha se ky do të jetë viti i kulturës për Tiranën dhe për Shqipërinë. Ndërsa, shtoi se ka ardhur koha për të rikthyer Bienalen e Tiranës.

“Komuniteti i Kulturës sot mund të ketë aprovuar mbi 100 projekte në kulturë dhe në sport. Ne duam që të vazhdojmë në këtë frymë. Ky qytet e meriton këtë titull, këtu po rrisim familjet tona, këtu po jetojmë jetët tona, këtu kemi parë shumë ndryshime, këtu jo çdo gjë është perfekte, por kemi pasur mundësi të ndryshojmë realitete të vogla. Formula e suksesit e qytetit tonë është vetëm kur mbështesim njëri tjetrin, vetëm kur i themi njëri-tjetrit bravo të qoftë, ec përpara, jemi me ty, do të brohorasim për çdo Opera, për çdo shfaqje, për çdo film, për çdo teatër, për çdo ekspozitë, për çdo art digjital dhe për çdo koncert të mundshëm, për t’i dhënë këtij qyteti jetë, për të prodhuar ekonomi dhe sigurisht, për të rritur imazhin e vendit tonë dhe të njerëzve tanë. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra”, tha Veliaj.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se sot progresi në Tiranë është i jashtëzakonshëm. Ai theksoi se tashmë qyteti ka një identitet të qëndrueshëm dhe një kryeqendër për kulturën dhe dialogun në Mesdhe. “Sot jemi në një moment në të cilin Tirana, pasi ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, ishte Qyteti Europian i Sportit, sot në këtë vit gjatë 2024 drejton Rrjetin e Bashkive të Ballkanit dhe në 2025 do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Progresi i qytetit është i jashtëzakonshëm. Tani jo vetëm që kemi një identitet të qëndrueshëm, kemi një kulturë të qëndrueshme, por kemi mundësi që ta rrezatojmë këtë përjashta nesh dhe të jemi një kryeqendër për kulturën dhe për dialogun për gjithë Mesdheun.

Blendi Gonxhe, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inavacionit, tha se Bashkia Tiranë është gjenerator i një lëvizje artistike kulturore. “Ky është një moment i rëndësishëm për qytetin dhe për kryetarin e Bashkisë, kolegun, mikun, shefin tim. Sot jemi bashkëvuajtës në një drejtim të caktuar sepse duhet të investojmë bashkë për kulturën dhe artin. Duhet të investojmë bashkë për një ekonomi kreative, për një industri rekreative të artit por dhe të gjithçka që lidhet me qytetin, i cili është i njerëzve. Mirë se na gjeni dhe mirë se jemi në një kryeqytet i cili sot është në garë për të qenë përfaqësues rajonal, pse jo europian dhe duhet të bëjmë ç’është e mundur të gjithë që ta ngremë edhe më lart këtë emër që sot Tirana ka marrë”, deklaroi Gonxhe./m.j

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.