• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Bardhi kërkon drejtimin e Foltores”/ Mërtiri: Po bën lojë me dy porta. I duhet edhe Berisha, edhe SHBA

07/02/2024
in Politikë
Akuzat e Berishës ndaj SPAK dhe GJKKO, Bardhi: Beteja e opozitës jo me organet e drejtësisë.

Analisti Ergys Mërtiri thotë se Gazment Bardhi po përpiqet që të marrë drejtimin e Foltores së Sali Berishës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mërtiri u shpreh se Bardhi po bën një lojë me dy porta dhe se atij i duhet Berisha, pasi individualisht nuk ka vota, por i duhet edhe SHBA që të ketë mbështetje politike.

Sipas Mërtirit, duke ndenjur poshtë ballkonit të Sali Berishës, nuk mund të luftohet mazhoranca.

“Më duket se po bëhet një lojë me disa faktorë. Nga njëra anë, faktori amerikan kërkon që të tërheqë çdo faktor politik në krah, kundër Berishës. Nga krahu tjetër pastaj, është Berisha që kërkon këta faktorët ndërmjetës t’i tërheqë nga kampi i vet. Ndërkohë, Bardhi dhe të vetët, përpiqen të luajnë në mes, duke u përpjekur të navigojnë mes dy graviteteve, të luajnë me dy porta.

Nga njëra anë, Bardhi kërkon mbështetjen e SHBA, e cila kërkon t’i heqë zotit Berisha çdo lloj paterice që e mban atë në lojë, nga ana tjetër, është Berisha i cili kërkon dhe ka nevojë për Bardhin, sepse pa Bardhin, ai rrëzohet totalisht, nuk mund të mbijetojë dot.

Nga ana tjetër, Bardhi ka nevojë për Berishën, sepse Bardhi duke mos pasur vetë vota, nuk ka garanci që në listat e mundshme për kandidim në vitin 2025, ai do të mund të jetë deputet. I duhet Berisha për të qenë deputet, por i duhen edhe amerikanët sepse pa mbështetjen e tyre nuk ka mbështetje politike.

Zoti Bardhi po përpiqet që t’jua hedhë palëve, por mendoj se nuk do t’jua hedhë as amerikanëve, as Berishës, nuk janë naivë. Duke qenë se zoti Berisha është i mbaruar politikisht, Berisha ka mbetur në varësi nga të zotit Bardhi për të pasur ndikim në parlament, nga ky aspekt mendoj se zoti Bardhi po përpiqet të marrë drejtimin e Foltores.

Mendon se do t’u thotë amerikanëve, unë e kam Foltoren dhe nuk jam me zotin Berisha. Nuk shoh asnjë logjikë që amerikanët të mbështesin dikë që mbështet armiqtë e amerikanëve. Shoh që zoti Bardhi po përpiqet të luajë, por nëse nuk ke vota individualisht, nuk ke se çfarë bën.

Poshtë ballkonit nuk ka luftë kundër Ramës, por mbrojtje kundër Berishës. Nuk luftohet Rama poshtë ballkonit të Berishës. Rama luftohet në institucione. Kjo po më duket lojë, alibi, e cila nuk qëndron. Bardhi, Berisha, nuk kanë hall të luftojë kundër Ramës, por është një luftë kundër llojit”, theksoi ai./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!