• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Unifikimi i PD? Salianji ‘siluron’ Berishën: Po ndodh, por duhen mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA e mbështetur SPAK

02/02/2024
in Politikë
Unifikimi i PD? Salianji ‘siluron’ Berishën: Po ndodh, por duhen mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA e mbështetur SPAK

Deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur se pas një aksioni të gjatë, grupi i Partisë Demokratike po unifikohet, por me dy ‘kushte’.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Salianji tha se demokratët duhet të mbajnë marrëdhënie të mira me SHBA dhe ndërkombëtarët e tjerë, si dhe duhet të mbështesin  punën e SPAK, duke ‘siluruar’ Berishen i cili nuk le dite pa sulmuar SHBA dhe SPAK, kete te fundit e quan organizate kriminale.

–Nëse ndarja e PD i referohet grupit më të madh opozitar, mund të shihet si e ndarë në tre grupe, ju nuk përcaktoheni si pjesë e njërit apo tjetrit, ju jeni grupi i tretë.

Salianji: Faleminderit për vlerësimin. Është e rëndësishëm që deputetët të identifikohen jo nga liderët e tyre, unë jam përfaqësues i qytetarëve, jam i zgjedhur me votat e opozitareve dhe jam përfaqësuesi i tyre. Partitë nuk mund të jenë pronë e një individi se janë pasuri kombëtare në shërbim të interesit publik.

-Keni një grupim tuaj?

Salianji: Nuk jemi në situatën e matjes së forcës. Unë nuk bëj sikur kjo nuk ekziston cilido ka mbështetës brenda çdo partie. Të gjitha palët në fund duhet të gjejnë një pikë që i bën bashkë për të qenë kundër qeverisë, front opozitar. E rëndësishme është të jemi në terren, Unë kam zhvilluar takime në terren, në Kavajë i kthyem bashkinë demokratëve dhe qytete të tjera të Shqipërisë për shqetësimet reale të shqiptarëve. Qeverisë i mungojnë mekanizmat e kontrollit. Nuk mundet që Parlamenti mos të ketë rol kontrollues ndaj qeverisë, nuk lejohet ngritja e komisioneve, përfaqësimi i drejtpërdrejt në komisionin e reformës zgjedhore.

-Votat që mblidhni, i cilësoni si vota personale apo të PD?

Salianji: Nuk ka asnjë diskutim që PD është makineri e rëndësishme elektorale. Individët e PD është e rëndësishme mos kenë background korruptiv, të mos kenë abuzuar me pushtetin kur kanë pasur pushtet. Ka të bëjë me individët mbledhja e votës. Për shkak të mos paraqitjes apo një defekti, lëshimi të vullnetshëm, qarku i Korçës për një vit e pak  nga zgjedhjet e kaluara, në 14 maj diferenca ishte 16 mijë vota, Pogradec 12 mijë vota e kështu me radhë. Ka shumë rëndësi përfaqësuesi i partisë.

-Si do të arrihet unifikimi? Cilët do bëhen pjesë e këtij unifikimi?

Salianji: Ky nuk është proces i lehtë. Kemi qenë me përplasje të mëdha, me diferenca të mëdha, Tanimë jemi në logjikën jemi ripozicionuiar. Nga një grup parlamentar që ishim në hesap të vet, grupi është i fokusuar te beteja me qeverinë, jo me njëri tjetrin. Procesi i bashkimit, po ndodh. Ne do bashkohemi në diversitet, për mua është e domosdoshme, të mbajmë marrëdhënie të mira me SHBA dhe partnerë të tjerë, duhet mbështetur SPAK për të gjithë luftën dhe përpjekjen për të qenë të pavarur dhe të paanshëm./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!