• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Hipokrizia e Bardhit: Takimet bashkë me Gjiknurin, fotot veç e veç. Në Tiranë thyen karriget, shpenzimet në SHBA ia ‘heq’ Kuvendi

30/01/2024
in Politikë
Hipokrizia e Bardhit: Takimet bashkë me Gjiknurin, fotot veç e veç. Në Tiranë thyen karriget, shpenzimet në SHBA ia ‘heq’ Kuvendi

Një grup deputetësh i Kuvendit të Shqipërisë është duke kryer një vizitë në SHBA për të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, një ceremoni që organizohet prej vitesh dhe që pikë kontakti në Shqipëri ka një deputet, i cili aktualisht është duke u përballur me drejtësinë dhe është duke u gjykuar për një aferë korruptive me pasojë vdekjen e 26 qytetarëve shqiptarë.

Pra, vetëm ky detaj vlen për të kuptuar se cila është rëndësia politike e kësaj vizite.

Pavarësisht kësaj, “kleçka” qëndron diku tjetër.

Ndonëse në Tiranë bëjnë sikur zihen dhe grinden me njëri-tjetrin, Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin, marrin pjesë me shpenzimet e Kuvendit të Lindita Nikollës në ceremoni të organizuar jashtë shtetit dhe aty bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Nëse në Shqipëri, bllokojnë jetën parlamentare, Komisionet Parlamentare dhe seancat, në Evropë dhe në SHBA bëjnë takime të përbashkëta, mirëpo, për t’i hedhur hi syve të njerëzve, ndonëse takimet i zhvillojnë së bashku, fotot i bëjnë të ndarë veçmas, si për të treguar që nuk janë ftuar me të tjerët, por janë vetëm ata.

Mjafton të shohësh fotot e Gazment Bardhit dhe të Damian Gjiknurit, posaçërisht edhe postimet e tyre, për të kuptuar se është i njëjti person me të cilin është bërë fotoja, është i njëjti ambient dhe janë të njëjtët njerëz, takimi është zhvilluar bashkë, vetëm fotoja është bërë veçmas.

Me shumë mundësi, një herë ia ka bërë Damiani, Gazit, pastaj Gazi, Damianit, për të treguar që nuk janë bashkë në foto.

Nuk e dimë nëse Gazment Bardhi do ta ngrejë në SHBA çështjen e padrejtësisë së madhe që po i bëhet në Shqipëri, Sali Berishës, apo do t’i duhet që në mbledhjen e radhës t’i japë sqarime Albana Vokshit në e kreu apo nuk e kreu si duhet këtë çështje./m.j

Më të lexuarat

  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!