AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Von der Leyen përgëzon Ukrainën: Përparim i shkëlqyer në rrugën drejt bllokut

by SHT Media
04/11/2023
in Botë
6
0
Von der Leyen përgëzon Ukrainën: Përparim i shkëlqyer në rrugën drejt bllokut
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të shtunën se Ukraina ka bërë “përparim të shkëlqyeshëm” drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

Ajo i ka bërë këto deklarata gjatë një vizite në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Sipas saj, Ukraina ka shënuar përparim në shumë drejtime, pavarësisht luftës së Rusisë në tokën e saj, dhe theksin e ka vënë në reformat në gjyqësor.

“Më duhet ta them se keni bërë përparim të shkëlqyeshëm,” ka thënë von der Leyen.

”E di që jeni në proces të përfundimit të reformave të rëndësishme. Nëse kjo ndodh, jam e bindur se Ukraina mund ta përmbushë synimin ambicioz të kalimit në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.”

Në vlerësimin që pritet ta publikojë BE-ja javën e ardhshme, do të shihet sa ka ecur përpara Ukraina në përmbushjen e kritereve të ndryshme, teksa e synon anëtarësimin në bllokun evropian.

Kievi ka aplikuar për t’u bërë pjesë e BE-së vetëm disa ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Zelensky ka thënë se Qeveria e Ukrainës i ka zbatuar të gjithë hapat e kërkuar, dhe është zotuar se do t’i çojë përpara reformat.

Ai ka thënë se është i gatshëm ta luftojë korrupsionin, ta përmirësojë transparencën, dhe ta zvogëlojë ndikimin e oligarkëve në ekonomi.

Të 27 vendet anëtarë të BE-së do ta mbajnë një samit në dhjetor, në të cilin do të vendosin nëse do t’ia mundësojnë Kievit nisjen e negociatave për anëtarësim. Ky vendim kërkon mbështetje unanime.

Bisedimet për anëtarësim zakonisht zgjasin me vite dhe në atë proces duhet të kryhen shumë reforma ligjore, politike dhe ekonomike. /REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

22/10/2026

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

22/10/2026

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

22/10/2026

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

22/10/2026

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk
  • Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.