AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Jetë

Zvogëloi stomakun për t’u dobësuar, 20-vjeçarja vdes pak ditë pas operacionit në Turqi

by SHT Media
25/01/2024
in Jetë
6
0
Zvogëloi stomakun për t’u dobësuar, 20-vjeçarja vdes pak ditë pas operacionit në Turqi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacionin e bypass-it të stomakut ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë.

20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Siç tha familja e saj, vajza fatkeqe zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund.

Operacioni u krye dhe Morgan mori fluturimin e kthimit. Megjithatë, brenda në aeroplan ajo u ndje shumë sëmurë. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që fluturimi i Wizz Air duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar. Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

Kirurgu turk, i cili thuhet se ka praktikuar për më shumë se dy dekada, pohoi se kishte operuar me sukses dy pacientë të tjerë britanikë dhe se ata ishin shëruar mirë.

“Ai vdiq nga një emboli gjatë fluturimit, jo nga komplikimet nga operacioni. Jam i trishtuar, shumë i trishtuar, ajo ishte aq e re sa do të doja që kjo të mos kishte ndodhur kurrë, është hera e parë në karrierën time”, tha Bagil për Mirror.

E ëma e vajzës tha e tronditur: “Kjo nuk është vetëm ‘ka pasur emboli’, i ishte prerë zorra e hollë dhe besoj se nuk e kishte pikasur. Këtë na e kanë thënë kirurgët serbë”.

Biografia online e Bagil thotë se ai ka kryer më shumë se 8000 procedura mjekësore.

Në profile të tjera online thuhet se ai u diplomua në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Çukurova në Turqi në vitin 1996, ku përfundoi rezidencën në kirurgjinë e përgjithshme midis viteve 2003 dhe 2010.

Ai rregullisht publikon video në llogarinë e tij në Instagram të pacientëve që ndajnë gëzimin e tyre për operimin. sukses . Bagil shkruan se në klinikë “ne i kryejmë të gjitha operacionet në një ambient krejtësisht steril dhe spitalor”.

Ribeiro pagoi 2,500 £ për të kryer operacionin pas vitesh të tëra që i kërkohej të humbiste peshë.

TikTok-i i fundit i Ribeiro-s
Në një video të fundit që ajo ngarkoi në TikTok përpara se të fluturonte për operacion, ajo shprehu emocionin e saj:

“Postimi im i fundit përpara WLS (operacioni për humbje peshe)… shihemi në anën tjetër.”

Vlen të theksohet se një operacion i ngjashëm në Britaninë e Madhe kushton rreth 10,000 paund dhe për këtë arsye shumë preferojnë Turqinë e cila është shumë ekonomike. Por qeveria britanike po jep alarmin, duke thënë se di për më shumë se 25 shtetas britanikë që kanë vdekur në Turqi që nga janari 2019 deri më sot nga operacionet.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.