AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama intervistë nga Madridi: Shqipëria sot është diçka krejt tjetër, në sytë e të gjithëve

by SHT Media
24/01/2024
in Politikë
6
0
Rama intervistë nga Madridi: Shqipëria sot është diçka krejt tjetër, në sytë e të gjithëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria nisi sot promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR 24”, organizuar nga IFEMA Madrid, i cili është pika globale e takimit për profesionistët e turizmit nga mbarë bota dhe ku Shqipëria prezantohet me diversitetin e pasur turistik të zonave të saj.

Në një intervistë për mediat atje, kryeministri Edi Rama është shprehur se viti 2024 do ketë një numër akoma më të lartë të turistëve në vendin tonë, duke theksuar se “Shqipëria sot është diçka krejt tjetër, në sytë e të gjithëve.“

Ai foli pozitivisht dhe për marrëdhëniet Shqipëri-Spanjë.

Intervista e plotë, më poshtë:

-Zoti kryeministër, pavijoni Shqipërisë shumë interesant nga “FITUR 24” këtu në Madrid. Çfarë interesi  dhe çfarë opinion përthithët nga takimet e rëndësishme që ju patët këtu?

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që tanimë Shqipëria është në një nivel tjetër dhe na takon që në këtë nivel të prezantohemi me shije, të prezantohemi duke bërë më të mirën brenda hapësirës që na lejojnë mundësitë tonë, sepse nuk jemi as Italia dhe nuk jemi as vetë Spanja, por jemi sidoqoftë një vend që sot është në vëmendjen e të gjithëve. Dhe në ndërkohë ky panair i pararend Panairit të madh të Berlinit, ku ne do të marrim stafetën e vendit pritës të vitit të ardhshëm, në Berlin, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë dhe prandaj është e rëndësishme që jemi këtu sot dhe prandaj është e rëndësishme t’i japim kësaj përpjekje të gjithë mbështetjen institucionale sepse është edhe një tregues i seriozitetit me të cilin ne e kemi sfidën e Shqipërisë turistike 2030. Kështu që, në këtë kontekst edhe takimet që po bëjmë janë të rëndësishme, ashtu sikundër është shumë inkurajuese që të gjithë ata që sot kërkojnë të takohen me ne, deri jo shumë në kohë, as që nuk kishin asnjë interes për Shqipërinë, kështu që na bën mirë.

-Zoti kryeministër, gjatë 2023 në patëm mbi 10 milion turistë që vizituan Shqipërinë, 2024 pritet të ketë nivele edhe më të larta sesa kaq, sipas pritshmërive që juve keni, por edhe punës natyrisht. Ju po synoni, qeveria, drejt turizmit elitar. Kur do të ndodhi kjo?

-Kryeministri Edi Rama: Së pari pa diskutim që këtë vit ne do të kemi një rritje të mëtejshme të numrit sepse këtë e konfirmojnë edhe operatorët që janë këtu dhe që praktikisht kanë mbyllur rezervime edhe për vitin 2025 dhe nga ana tjetër na duhet të shtyjmë shumë më fort edhe për investime të reja sepse përndryshe do të gjendemi në një situatë të padëshirueshme dhe te papëlqyeshme midis një kërkese që rritet dhe një oferte që nuk arrin dot të rritet në proporcion me kërkesën sepse mbase nuk do arrijnë dot, se ka një limit kjo gjë, që ta balancojmë kërkesën dhe shyqyr që kërkesa të jetë më e lartë, por jo në pikën që kërkesa të jetë aq e lartë saqë pastaj njerëzit të fillojnë të dekurajohen, të thonë “atje nuk shkohet se s’ka ofertë të mjaftueshme”. Kështu që, ky është një proces dhe në këtë proces besoj që jemi në rrugën e duhur, por me e rëndësishmja  është që na ndihmon jashtëzakonisht shumë fakti se Shqipëria sot është diçka krejt tjetër, në sytë e të gjithëve.

-Zoti Kryeministër ju patët takime edhe me mbretin Felippe VI të Spanjës. Natyrisht që ishte një takim mjaft miqësor ai me kryeministrin Sanches gjatë ditës së djeshme dhe Spanja po luan dhe po mban një qëndrim diplomatik mjaft interesant duke iu referuar edhe lëvizjes së lirë te qytetarëve të Kosovës. Si do të vijojë bashkëpunimi në të ardhmen dhe a ka projekte konkrete në zbatim?

Kryeministri Edi Rama: Me Spanjën i kemi marrëdhëniet më të mira se asnjëherë me parë në sensin jo se kanë qenë të këqija më parë, por kanë qenë marrëdhënie të mira midis palësh që as nuk takoheshin ndonjëherë, por që kemi patur vizita të nivelit edhe më të lartë. Edhe kryeministri vetë e ka vizituar Shqipërinë. E kemi vizituar ne Spanjën dhe unë kam vizituar kryeministrin dy herë tanimë këtu, kështu që është një marrëdhënie le të themi, e nivelit më të mirë të komunikimit dhe të punës së përbashkët dhe sigurisht që ka një interes të shtuar të Spanjës në aspektin e biznesit në Shqipëri dhe nuk është vetëm turizmi, por edhe sektorë të tjerë të sipërmarrjes spanjolle janë interesuar që të eksplorojnë Shqipërinë dhe të eksplorojnë gjithë rajonin.

-Ju faleminderit, Kryeministër!

 

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.