• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Hiqet veto/ Zgjerimi i BE, miratohet raporti i Parlamentit Europian: Parandalohet bllokimi i disa vendimeve nga vendet anëtare

23/01/2024
in Politikë
Hiqet veto/ Zgjerimi i BE, miratohet raporti i Parlamentit Europian: Parandalohet bllokimi i disa vendimeve nga vendet anëtare

Bashkimi Evropian duhet t’i përshtatë kapacitetet e veta institucionale dhe financiare teksa bëhet gati për zgjerim, dhe ky proces duhet të monitorohet më shumë nga Parlamenti Evropian.

Kështu vlerëson një raport që është votuar të martën në takimin e përbashkët të dy komisioneve në Parlamentin Evropian, atij për Çështje Kushtetuese dhe atij për Punë të Jashtme.

Në raportin me titullin “Thellimi i integrimeve në BE në dritën e zgjerimit“, vlerësohet rëndësia e madhe e procesit të zgjerimit si një proces gjeo-strategjik, i cili do të forcojë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian.

Shprehet mbështetje për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat synojnë anëtarësimin në BE.

Raporti është miratuar me 56 vota për, 20 kundër dhe gjashtë abstenime, në takimin e përbashkët të Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe atij për Politikë të Jashtme.

“Nënvizojmë se reformat institucionale dhe financiare për të promovuar qeverisjen e mirë, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë, janë të nevojshme për të siguruar që BE-ja të ketë kapacitete për të absorbuar anëtarët e rinj dhe të promovojë integrimin e tyre të suksesshëm“, përmendet në raport.

Raporti propozon edhe nevojën për reforma institucionale, të cilat do të përfshijnë edhe thjeshtëzimin e procedurave të miratimit të vendimeve, duke hequr dorë nga unanimiteti dhe duke e zëvendësuar atë me shumicë të kualifikuar në fushat si mbrojtja e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, sanksionet dhe vendimet relevante në politikën e jashtme.

Me anë të këtij propozimi synohet të parandalohet bllokimi i disa vendimeve nga vendet anëtare.

Nga vendet kandidate kërkohet që ta kryejnë punën e tyre para se të bëhen anëtare të BE-së. Aty përfshihet dëshmia e qartë e përkushtimit për anëtarësim në BE, por edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe mospajtimeve bilaterale e rajonale.

Mes tjerash, në raport përmendet se janë të nevojshme disa reforma në BE, para zgjerimit, pas mekanizmat ekzistues institucionalë nuk janë të mjaftueshëm për një bllok evropian që potencialisht mund t’i ketë 37 vende anëtare.

Parlamenti Evropian kërkon që kornizat e ardhshme financiare shumëvjeçare të BE-së të marrin parasysh edhe zgjerimin, i cili do të jetë barrë e madhe financiare për Bashkimin Evropian.

Formalisht në procesin e zgjerimit janë 10 vende. Gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor; Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat e kanë statusin e vendit kandidat.

Kosova nuk e gëzon këtë status, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në BE, në dhjetor të vitit 2022. Së fundi, statusin e vendit kandidat e kanë marrë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Turqia është një rast tjetër. Ajo i ka nisur negociatat e anëtarësimit në tetor të vitit 2005, por procesi është ngrirë, megjithëse edhe Turqia vazhdon të trajtohet si vend kandidat dhe përfshihet në procesin e zgjerimit./REL/m.j

Më të lexuarat

  • “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kejvina Kthellës i marrin 8 mijë €, kursimet e punës. Prokuroria kap shoqen e modeles për “Mashtrim”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor”, Karçanaj: Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mario Draghi paralajmëron fundin e epokës amerikane në Europë: Për herë të parë jemi vetëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Jam e papunë, dua të jetoj jetën time”, Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha padit Adriatik Doçin! Gazetari: I nderuar të vërtetoj se je i korruptuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO aktivizon mbikëqyrjen ajrore në Ballkan, droni strategjik “Phoenix” mbi territorin shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!