AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mbështetje nga “Mali i Shenjtë”, si i kryenin vrasjet shqiptari dhe “killerat” e tjerë

by SHT Media
23/01/2024
in Kronikë
6
0
Mbështetje nga “Mali i Shenjtë”, si i kryenin vrasjet shqiptari dhe “killerat” e tjerë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka arritur të gjejë fijet e duhura për të zbardhur vrasjet e bujshme të krerëve të mafias greke gjatë viteve të fundit. Pas arrestimit të disa personave gjatë javës së fundit, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e  Yiannis Skaftouros në vitin 2022.

Bëhet fjalë për një grup prej shtatë “killerash”, të cilët sipas policisë greke jo vetëm që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e disa prej kokave të mafias në Greqi, por tashmë kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në shtete të tjera si Qipro dhe Mali i Zi. Pjesë e grupit është edhe 26-vjeçari shqiptar Xhonatan Paja sipas mediave greke, i cili është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë në Mal të Zi, ku dyshohets e kishin shkuar për të vrarë një person me porosi nga Athina, raporton VizionPlus.tv.

Mësohet se autoritetet greke kanë kërkuar të dhënat e AND-së nga homolohët malazez në lidhje me të arrestuarit ku krahas shqiptarit janë edhe dy persona të tjerë me origjinë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë, njëri prej shtatë personave të këtij grupi është ndjekur dhe u lokalizua në Qipro ku edhe dyshohet se ka kryer një atentat në tetor të vitit të kaluar.

Manastiri në malin Athos

Mediat greke bëjnë me dije se grupi i vrasësve me pagesë ka mbështetje nga klerët vendas. Sipas Kathimerini, ata kanë përdorur si bazë të tyren një Manastir të mbushur me priftërinj me lidhje të forta me Rusinë. Prej Manastirit, të rinjtë lëviznin pastaj për në destinacionet e tyre ku edhe do të kryenin vrasjet.

Ka të dhëna se grupi prej tre personash ku bënte pjesë edhe Xhonatan Paja është nisur për në Mal të Zi me qëllim vrasjen e një biznesmeni grek, i përfshirë edhe në kontrabandën e madhe të cigareve.

Gjatë viteve të fundit janë vrarë një numër i madh personazhesh të njohur në Greqi, të cilët njihen edhe si krerët e mafias së këtij shteti, të përfshirë në trafikun e armëve, drogës si edhe kontrollojnë jetën e natës në qytetet kryesore të vendit.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.