• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Basha depoziton në Kuvend amendamentin për buxhetin: 5 mld lekë ndihmë për Kosovën

22/01/2024
in Politikë
Basha depoziton në Kuvend amendamentin për buxhetin: 5 mld lekë ndihmë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend amendamentin për disa ndryshime në buxhetin e 2024-ës.

Në amendament kërkohet miratimi i një zëri shtesë për ndihmë financiare ushtarake në vlerën 5 miliardë lekë për Republikën e Kosovës.

Sipas Bashës, kjo ndihmë financiare synon forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale në një kohë në të cilën Serbia po riarmatoset me objektiva të deklaruar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në momentin kur konjuktura politike do ta mundësonte këtë veprim.

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë nuk ishte një incident i izoluar. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim që të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014. Nuk ka dyshim se asgjë e këtyre përmasave nuk mund të ndodhë pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi. Dhe as nuk ishte ky i vetmi operacion për ndyshimin me forcë të status quo-së në të cilin është përfshirë aktualisht Serbia.

Nxitja dhe mbështetja për shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnje-Hercegovina, përpjekja për të kontrolluar infrastrukturën politike të Malit të Zi dhe infiltrimi i strukturave të armatosura paraushtarake në Kosovë për të orkestruar marrjen me dhunë të një pjese të territorit të një shteti të pavarur, të gjitha bëjnë pjesë në strategjinë e shtetit serb për të diktuar në terren një realitet të ri, të cilin liderët e Beogradit e etiketojnë publikisht si Bota Serbe.

Kjo është një përpjekje për të imponuar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe pushtimeve të territorit. Rezultati përfundimtar do të përmbyste arkitekturën e sigurisë euro-atlantike të Europës Juglindore dhe do t’i jepte një goditje potencialisht vdekjeprurëse paqes dhe stabilitetit në Europë”, thuhet në amendamentin e Bashës.

Ky i fundit argumenton më tej se Moska po përdor Serbinë si gur shahu me qëllim destabilizimin dhe zhytjen e Ballkanit Perënfimor në kaos dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s duke hapur një front të ri në zemrën e Aleancës kundër luftës së paligjshme pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

“Ndërkohë që përfaqësues të lartë të vendeve aleate kanë bërë të qartë se objektivat pas sulmit terrorist të Banjskës përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin, autoritetet më të larta të Kosovës kanë ngritur shqetësimin se 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë së forcave të armatosura serbe janë pozicionuar në 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës, në pritje të një konjukture të volitshme për ndërhyrje ushtarake”, thuhet më tej në amendament.

Basha i propozon Kuvendit gjithashtu miratimin e uljes nga 129 miliardë lekë në 124 miliardë lekë duke shkurtuar investimet kapitale jo të domosdoshme për mbarëvajtjen e ecurisë ekonomike të vendit, siç janë restaurime zyrash, mobilime, blerje automjetesh, shpenzime kapitale jo-emergjente.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kejvina Kthellës i marrin 8 mijë €, kursimet e punës. Prokuroria kap shoqen e modeles për “Mashtrim”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor”, Karçanaj: Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mario Draghi paralajmëron fundin e epokës amerikane në Europë: Për herë të parë jemi vetëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Jam e papunë, dua të jetoj jetën time”, Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha padit Adriatik Doçin! Gazetari: I nderuar të vërtetoj se je i korruptuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO aktivizon mbikëqyrjen ajrore në Ballkan, droni strategjik “Phoenix” mbi territorin shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!