AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Opozita “luftë” për Zgjedhoren, Kthupi tregon pse mungoi PD-ja zyrtare: Na lajmëroi Gjiknuri që salla ishte “pushtuar”

by SHT Media
19/01/2024
in Politikë
6
0
Opozita “luftë” për Zgjedhoren, Kthupi tregon pse mungoi PD-ja zyrtare: Na lajmëroi Gjiknuri që salla ishte “pushtuar”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rikthimi i tryezës së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore përveç rrëmujës dhe sherrnajës nuk prodhoi asgjë tjetër.

Në mbledhjen e parë të zhvilluar sot mungoi PD-ja zyrtare. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” ishte sekretari për çështjet zgjedhore në PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, Rezart Kthupi. Ky i fundit, në një bisedë me gazetaren Pranvera Borakaj sqaroi arsyet pse munguan dhe çfarë presin nga Reforma Zgjedhore.

Intervista

Pranvera Borakaj: Ju përfaqësoni vetëm 11 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, nga 62 që opozita ka në total. Pse mendoni që ju takon ju e drejta e vetos në emër të opozitës në Reformën Zgjedhore?

Rezart Kthupi: Ne përfaqësojmë PD-në. Të gjithë ata deputetë janë të PD, të cilët në një moment të cakutar kohor kanë vendosur të dalin jashtë kësaj partie. Ata ndodhen në kushte të paqarta. PD është partia politike me grupin më të madh të deputetëve. Ata janë deputetë që kanë dalë nga vota e PD-së. Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë entiteti juridik që ka tagrin për të bërë pjesë në koalicion…reformat zgjedhore bëhen nga partitë politike, jo nga deputetët. Në këto kushte nuk është çështje se sa janë shifrat në Kuvend, por se sa është partia politike.

Pranvera Borakaj: Pse nuk ishit sot në mbledhje?

Rezart Kthupi: Për një arsye shumë të thjeshtë, sespe na u komunikua nga Gjiknuri se salla ku ishte parashikuar të bëhej mbledhja ishte e pushtuar. Në kushtet e një pushtimi ne nuk mund të shkojmë për t’i dhënë mundësinë e një sherri atyre që dy ditë më parë sulmuan zonjën Açka. Ata që nisin sherrin mezi presin të japin shfaqje dhe ne nuk mund të shkojmë në ato vende.

Pranvera Borakaj: Ne propozimet tuaja në lidhje me Reformën Zgjedhore ju kërkoni sistem te ri elektoral, votën e emigrantëve e një sërë propozimesh të tjera që kërkojnë 84 vota ose 94 vota për tu miratuar, pse duhet që Partia Socialiste të mbështesë kërkesat tuaja?

Rezart Kthupi: Ne nuk kërkojmë që PS të mbështesë kërkesat tona. Ne kërkojmë që të ofrojnë një sistem zgjedhor të duhur për shqiptarët. Ky sistem në kushte aktuale ka një vullnet tjetër, që është deformimi i vullnetit të zgjedhësve. Sistemi krijon një mazhorancë të rremë, nuk është mazhoranca e tillë që do të kishte mundësi të qeveriste vendin. Ne kërkojmë të rishikohet sistemi zgjedhor që krijon mundësinë e votës midis gjithë zgjedhëse dhe nuk krijon mazhoranca false.

Pranvera Borakaj: Ka një shqetesim në radhët e opozitës mos ju me votën tuaj miratoni rregullat qe kërkon kryeministri Edi Rama e që demtojnë opozitën. A do të votoni ju të tilla amendamente? Për shembull a do të votoni ju një sistem elektoral me prim?

Rezart Kthupi: Jo, e kemi thënë më shumë se një herë. Nuk është në asnjë nga skenarët e mundshëm të PD-së votimi i sistemeve prim. Kemi më shumë se dy muaj që i kemi bërë publike propzimet tona.

Pranvera Borakaj: Nuk do të votoni asnjë propozim tjetër?

Rezart Kthupi: Nuk po flasim me absolutizma. Ne kemi shkuar me propzimet tona, por nuk mendojmë që ato janë më të mirat apo më të suksesshmet. Sot që flasim propozimet tona janë të vetmet të bëra publike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.