• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Turi treditor i ministrit Igli Hasani/ Nazarko: Shqipëria me vizion të ri për rajonin!

19/01/2024
in Politikë
Turi treditor i ministrit Igli Hasani/ Nazarko: Shqipëria me vizion të ri për rajonin!

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë në “Ballkan Update” në ABC analizoi turin treditor në rajon të ministrit të Jashtëm Igli Hasani, duke thënë se Shqipëria tenton të afirmojë proaktivisht me një ministër të ri dhe të respektuar pista të reja në fuqinë e saj rajonale.

“Është një vizitë që ndodh pas përfundimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, pra Shqipëria vjen me një bagazh njohjesh të kultivuara gjatë atij mandati, ku shkëmbehen favore, miqësi në çdo pjesë të globit. Të bësh një vizitë në tre shtete njëherësh tregon edhe një lloj fuqie: ke subjektivitet ndërkombëtar, interesa reciprokë, dhe popullsi kombëtare, shpërndarë rreth kufijve, protokoll të nivelit të lartë, etj. Do të shtoja se po plotësohet kësisoj një vizion i ri i rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Pika më e fortë e Shqipërisë janë shqiptarët në rajon për të cilët po themelohet një drejtori e re dhe vendi ynë po synon ta fuqizojë vlerën e fuqisë ndërkombëtare”, ka thënë Nazarko.

Në këtë linjë analisti Nazarko u shpreh se Shqipëria duhet të jetë proaktive dhe të shfrytëzojë potenciale të reja – me referencë historike ama- në pikëpamje të politikave arsimore pro shqiptarëve të rajonit, me sens sintonizues mes vedi dhe me Perëndimin. Duhet përdorimi i karotës ( stimuj të shtetit amë), por dhe shkopit( qortime për abuzuesit me flamurin etnik”- nënvizoi Nazarko. “Duhet për të sjellë një referencë historike, një lloj revolucioni kulturor i ngjashëm me atë të periudhave të caktuara të historisë, ku mësues nga Shqipëria dërgoheshin në viset shqiptare, kultura dhe dija duhet të qarkullojë fuqishëm midis kufijve.

“Gjithë ky angazhim i Tiranës, i Shqipërisë nëpërmjet ministrit të Jashtëm, figurë me angazhime të respektueshme në fushën e sigurisë, organizatave ndërkombëtare, pas spostimit të angazhimit diplomatik të veprimtarisë së një shteti të vogël nga Këshilli i Sigurimit në politikën rajonale-është e mirëpritur. Qëndrimi i Shqipërisë është në përputhje me një vijë sjellje të diplomacisë së vet në 30 vjetët e fundit, në linjë me BE, por brenda boshtit ekzistues duhen ndryshime sasiore dhe cilësore. Përshembull, atje ku ka pasur ndryshim në qëndrime si në Mal të Zi- lidhur me mbështetjen e partive qytetare, ne i kemi avancuar marrëdhëniet dhe interesin kombëtar. Por nisur nga ky fuqizim i viteve të fundit, dua të them se ne mund të jemi një faktor akoma më i rëndësishëm në rajon. Sot Shqipëria, faktori shqiptar në rajon është më i përçarë se kurrë, si në Serbi, Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kosovë është në një lloj amullie të papërcaktuar dhe ka divergjenca me Shqipërinë dhe Perëndimin. Kemi një përplasje të politikave të jashtme të Shqipërisë(më pak agresive dhe interventiste)me Kosovën që pa komplekse është përfshirë përshembull në Maqedoni në një vepër konsoliduese të opozitës  atje. Kosova në divergjencë me Shqipërinë dhe Perëndimin, është duke zhvilluar një protagonizëm që mund të favorizojë indirekt një parti si VMRO. Ky angazhim  që lidhet me kryeministrin Kurti në fakt është në linjë me atë të paraardhësve të vet, pasi e ka bërë rregullisht atë”, ka thënë ndër të tjera analisti Nazarko.

/a.d

Më të lexuarat

  • Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”/Shëndrit Lumi: Me ikjen e Dr Florit, West Side Family nuk ka të njëjtën energji

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD? Berisha: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump nënshkruan strategjinë e re kundër terrorizmit, fokus te kartelet dhe kërcënimet në Hemisferën Perëndimore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas debatit në “Ferma VIP 3”, reagon për herë të parë Eduart Grishaj, tregon lidhjen me Olën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!