AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shfrytëzonte minorenen prej 2 vitesh/ Flet avokati i mjekut Dervish Hasi: E keni bërë horror, ja si qëndron e vërteta

by SHT Media
19/01/2024
in Kronikë
6
0
U arrestua për prostitucion, Dervish Hasi furnizoi me tritol grupin që planifikoi vrasjen e Domart Konjarit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kardiokirurgu i Sanatoriumit, Dervish Hasi, u arrestua ditën e djeshme pasi sipas akuzës shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare për një periudhë 2-vjeçare.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Për të folur për këtë ngjarje, ishte ekskluzivisht në studion e “Shqipëria Live“ në Top Channel, avokati i 42-vjeçarit, Roland Islami, i cili akuzoi Komisariatin Nr.1 në Tiranë për shpifje.

Sipas avokatit, vajza ka shprehur vetë dëshirën për një lidhje serioze me doktorin, gjë për të cilën ka qenë në dijeni dhe babai i saj.

“Është shpifje e komisariatit numër 1, ata për orë të tëra nuk kishin një pretendim për këtë person. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këto akuza që kanë bërë

Edhe akuza është shpifje, vajza nuk e pranon, duhet të sqarojmë se çfarë po shpifet.

E keni bërë horror, e bëri media, nuk ekzistojnë videot, nuk ka fare. Ka komunikime në ëhatsapp që ka shprehur vajza dëshirën për një lidhje serioze me doktorin, që në gjendje civile është beqar. Kanë folur, kanë diskutuar dhe kanë pirë kafetë. Në këtë momente nuk ka shkelje fare.

Në një moment babai i vajzës, i cili ka shprehur shqetësimin prindëror se me kë shoqërohet vajza, ka thënë se nëse duhet të vazhdosh lidhjen me vajzën duhet të bësh celebrimin, gjë që nuk ndalohet me ligj në Shqipëri edhe pse është nën 18 vjeç. Po flas për nenin 7, Kodin e Familjes. E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë në javë,” tha avokati Islami.

Në emisionin e Tch, ai ka mohuar akuzat se klienti i tij ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, duke i konsideruar si shpifje.

Bezat: Avokat të mos e normalizojmë këtë gjë sepse jam e sigurt që nese s’keni një vajzë keni një të afërme të mitur në familjen tuaj.

Avokati: Është shpifje.

Bezat: S’ka kryer marrëdhënie me vajzën?

Avokati: Jo është shpifje.

Bezat: Vajza e pranon që ka pasur marrëdhënie me klientin tuaj pra.

Avokati: Po ça janë këto shpifje. Vajza nuk ka dhënë deklarimet akoma, para një ore dha deklarime merrini dhe pyetini.

Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjecarit. Në referencë të rastit, dyshohet se Hasi e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.