• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Shqipëria na duhet në BE”/ Kreu i PPE: Bota do të ndryshojë nëse Trump rizgjidhet president i SHBA

18/01/2024
in Politikë
“Shqipëria na duhet në BE”/ Kreu i PPE: Bota do të ndryshojë nëse Trump rizgjidhet president i SHBA

Kryetari i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, tha se Bashkimi Europian duhet të bëjë çmos për të anëtarësuar sa më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor në union, për shkak se e ardhmja duket e vështirë, sidomos nëse Donald Trump bëhet sërish President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Donald Trump ka hedhur hapat e parë drejt Shtëpisë së Bardhë, me (fitoren në) Iowa. E dimë që bota do të ndryshojë nëse Donald Trump rizgjidhet. Dhe Europa duhet të përgatitet për këtë tani. Kemi kohë të vështira përpara për Bashkimin Europian. Prandaj kohezioni është i rëndësishëm”, tha Webber në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.

“Prandaj duhet të ketë një perspektivë të qartë europiane për Ballkanin Perëndimor, për Shqipërinë, në mënyrë që të bëhen anëtarë të këtij komuniteti. Që të forcojmë veten tonë, të qëndrojmë të bashkuar në këtë kontinent”.

Rama ndodhet në landin gjerman i ftuar për të marrë pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Söder.

Edhe ky i fundit bëri thirrje për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit tonë në BE. “Lidhja e vjetër (mes Bavarisë dhe Shqipërisë) gjithashtu ka një të ardhme që ne e dëshirojmë. Një është përkushtimi i qartë që Shqipëria i përket Bashkimit Europian. PPE, por edhe ne si (parti politike) CSU dhe qeveria e landit, kemi folur shumë herët. Ne besojmë se është e rëndësishme në mënyrë që të forcohet Bashkimi Europian në konkurrencën globale. Gjithashtu besoj se një Europë e fortë, e zgjeruar, është shumë, shumë e rëndësishme, sidomos në lidhje me gjithë Ballkanin Perëndimor, pikërisht për shkak të sfidave me të cilat po përballet Europa nga jashtë”.

/f.s

Më të lexuarat

  • “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kejvina Kthellës i marrin 8 mijë €, kursimet e punës. Prokuroria kap shoqen e modeles për “Mashtrim”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor”, Karçanaj: Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mario Draghi paralajmëron fundin e epokës amerikane në Europë: Për herë të parë jemi vetëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Jam e papunë, dua të jetoj jetën time”, Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha padit Adriatik Doçin! Gazetari: I nderuar të vërtetoj se je i korruptuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO aktivizon mbikëqyrjen ajrore në Ballkan, droni strategjik “Phoenix” mbi territorin shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!