• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vendimi i Strasburgut për çështjen “Hysa”/ Masa e paraburgimit nga gjykatat shqiptare shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut

17/01/2024
in Kronikë
Vendimi i Strasburgut për çështjen “Hysa”/ Masa e paraburgimit nga gjykatat shqiptare shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut
Shpërndaje me miqtë

Një vendim i Gjykatës së Strasburgut tregon se si vendimet e gjykatave shqiptare për përdorimin e masave të paraburgimit mbi të akuzuarit, janë aplikuar jashtë kritereve ligjore dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Konkretisht, në çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, një shtetase shqiptare, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pretendonte pranë GJEDNJ, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshme nga gjykatat vendase për të justifikuar paraburgimin e saj.

Më herët, kërkuesja kishte apeluar masën ndaj saj në gjykatata vendase, me pretendimin se paraburgimi nuk ishte i justifikuar dhe as proporcional. Mungesën e justifikimit Znj. Hysa e bazonte në faktin se ajo ishte vetë-dorëzuar pranë policisë dhe rreziku i arratisjes së saj nuk ekzistonte, pasi ishte e martuar me një oficer policie dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Europiane i jep të drejtë ankueses dhe del në përfundimin se është shkelur neni 5 pika 3 i konventës europiane për të drejtat e njeriut (nen që lidhet me lirinë dhe sigurinë), pasi gjykatat vendase nuk kanë dhënë arsyet e duhura dhe të mjaftueshme për periudhën e parë të burgimit të kërkueses.

Vetëm rëndësia e veprës penale sipas GJEDNJ, nuk mjafton për të sjellë paraburgimin. GJEDNJ argumenton se burgimi kërkon dyshim të arsyeshëm dhe se rreziku i mundshëm i arratisjes nuk ishte adresuar siç duhej nga gjykatat shqiptare.

Në këto kushte, gjykatat shqiptare nuk kanë ofruar arsye të rëndësishme dhe të mjaftueshme për paraburgimin e kërkueses, duke sjellë shkeljen e nenit 5 të KEDNJ nga ana e tyre.

“Sipas praktikës gjyqësore të konsoliduar të gjykatës, mbështetur në nenin 5 pika 3, vijimi i një dyshimi të arsyeshëm është kusht “sinë qua non” për vlefshmërinë e paraburgimit. Por pasi ka kaluar një kohë e caktuar – që do të thotë që prej vendimit të parë gjyqësor që urdhëron arrestin me burg, ai nuk është më i mjaftueshëm. Atëherë gjykata duhet të vendosë nëse ka arsye të tjera që vijojnë të justifikojnë privimin e lirisë…”, thuhet në vendim.

“Justifikimi për çfarëdo periudhe burgimi, pavarësisht se sa e shkurtër ka qenë kjo periudhë, duhet të demonstrohet në mënyrë bindëse nga autoritetet”, thotë GJEDNJ./tch

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane, Giorgia Meloni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!