• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vodhën pajisje dhe vegla pune në një objekt në restaurim, arrestohen dy të rinj

17/01/2024
in Kronikë
Vodhën pajisje dhe vegla pune në një objekt në restaurim, arrestohen dy të rinj

Policia ka arrestuar dy të rinj të cilët kanë grabitur disa pajisje dhe vegla pune, në një banesë dhe në një objekt në restaurim. Ndërkohë sipas asaj që njofton policia në pranga ka rënë edhe një 54-vjeçar që kishte blerë disa nga veglat e vjedhura, të cilat u sekuestruan nga Policia.

Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi bën të ditur se të arrestuarit janë Kujtim Kovaçi 28 vjeç, Elton Koçi 19 vjeç dhe Gazmend Dauti 54 vjeç.

Bëhet e ditur se dy të rinjt kanë qenë të dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Bashkëpunim me qytetarët dhe punë hetimore intensive, për të parandaluar vjedhjet dhe për të zbardhur ato të kryera më parë.

Vodhën më 14 dhe më 15 janar, pajisje dhe vegla pune, në një banesë dhe në një objekt në restaurim, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në pranga dhe një 54-vjeçar që kishte blerë disa nga veglat e vjedhura, të cilat u sekuestruan nga Policia.

Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e 2 vjedhjeve në qytetin e Durrësit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

E. K., 19 vjeç dhe K. K., 28 vjeç. (Nga verifikimet rezultoi se 28-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.)

Këta shtetas, më datë 14 janar 2024, kanë vjedhur një elektromotor, në një banesë në lagjen nr. 11, ndërsa 1 ditë më pas, kanë vjedhur vegla pune me vlerë rreth 200 000 lekë, në një objekt që po restaurohej, në lagjen nr. 4.

Në vijim të veprimeve operacionale u arrestua për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“, shtetasi G. D., 54 vjeç, pasi kishte blerë nga të arrestuarit, disa nga veglat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/f.s

Më të lexuarat

  • Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”/Shëndrit Lumi: Me ikjen e Dr Florit, West Side Family nuk ka të njëjtën energji

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD? Berisha: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump nënshkruan strategjinë e re kundër terrorizmit, fokus te kartelet dhe kërcënimet në Hemisferën Perëndimore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas debatit në “Ferma VIP 3”, reagon për herë të parë Eduart Grishaj, tregon lidhjen me Olën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!