• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

A do të jetë Gonxhja pasardhësi i Veliajt në Bashkinë e Tiranës? Ndreca jep 2 emra

16/01/2024
in Politikë
A do të jetë Gonxhja pasardhësi i Veliajt në Bashkinë e Tiranës? Ndreca jep 2 emra

Analisti Mentor Nazarko në një intervistë në “Real Story” në ABC foli për krijimin e ministrisë së re, dhe vendosjen e Blendi Gonxhes në krye të saj.

Nazarko theksoi se kryeministri Edi Rama kërkonte një njeri vendimmarrës, ekzekutiv dhe cilësor dhe këtë e gjeti sipas tij tek Blendi Gonxhe.

Ndërkohë deputeti Plarent Ndreca u pyet lidhur me mandatin e fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe nëse shihet dalja e Bledi Gonxhes në skenë, si një figurë e radhës. Ndreca theksoi se kjo mbetet ende për t’u parë dhe se Partia Socialiste ka figura shumë të mira.

Nga ana e tij, deputeti i PD, Roland Bejko nuk i kurseu kritikat për qeverinë Rama. Bejko theksoi se Gonxhe është i detyruar të lëvizë brenda kornizave që vendos kryeministri Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Plarent Ndreca: Një lajm i mirë që kultura do të marrë një frymëmarrje tjetër.  Një menaxher që menaxhon dy portofole, në kulturë janë bërë gjithë këto vite, edhe që të prodhohen para. Por futja nën administrimin e një ministri edhe ekonomisë dhe kulturës sigurisht do të ketë një hapësirë edhe më të gjerë për kulturën.

Pyetje: Erion Veliaj në mandatin e tij të fundit si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Rama besoj që është në kërkim të një figure për këtë u fol për Maznikun, Gonxhe që ka lënë dhe ai një figurë dhe i përfolur. A e shikoni këtë dalje të Gonxhes?

Ndreca: Gonxhe është evidentuar në pozicionet që ka qenë si shumë i mirë dhe që ka krijuar një institucion model. Nuk besoj që ka qenë ky qëllimi. Mendoj që PS ka mjaftueshëm figura që mund ta drejtojnë nesër Bashkinë e Tiranës.

Mund të jetë edhe Gonxhe, edhe Mazniku, por ka shumë figura. Sa për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ka shumë figura menaxheriale, por edhe politike. Ka ende kohë përpara.

Mentor Nazarko: Fakti që do të drejtojë një superministri, do të jetë edhe i pranishëm në hapësirën publike dhe do të ketë një vend të rëndësishëm në komunikimin e qeverisë me publikun. Natyrisht do ta motivojë që të jetë më rezultativ apo edhe më kreativ.

Roland Bejko: Qeverisja e Edi Ramës është e tillë që në planin e burimeve njerëzore e ka me profil të ulët, ka zgjedhur njerëz që një pjesë të mirë të ministrave nuk i njoh. Ndërsa Gonxhe ka një profil politik, është i detyruar të lëvizë brenda kornizave që përcakton Rama. Ne kemi një ekonomi kriminale në Shqipëri. Ne nuk kemi investitorë strategjikë.

/f.s

Më të lexuarat

  • Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

    Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre miliardë euro për sigurinë kombëtare, Greqia pajiset me teknologjinë më të avancuar izraelite

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktorja Ornella Muti dhe e bija kërkojnë shtetësinë ruse: Kemi origjinën nga Shën Petersburgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si po e ‘çmend’ SPAK-un Agron Shehaj me vilën 15 milionë euro, dyshimet për pastrim parash dhe mashtrim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!