• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Rruga e tre fshatrave në Kukës e rrënuar, 100 familje ankohen se janë lënë në harresë! Banorët: Prej 30 vitesh askush s’ka vënë dorë, rrezikohen fëmijët kur ikin në shkollë

14/01/2024
in Kronikë
Rruga e tre fshatrave në Kukës e rrënuar, 100 familje ankohen se janë lënë në harresë! Banorët: Prej 30 vitesh askush s’ka vënë dorë, rrezikohen fëmijët kur ikin në shkollë

Prej më shumë se 30 vjet rreth 100 familje të tre fshatrave Shtanë, Shikaj e Dukagjin në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit përballen me vështirësitë e infrastrukturës rrugore. Për të mbërritur nga rruga nacionale Kukës – Shemri në tre fshatrat fshatrat, për 10 kilometra për banorët dhe drejtuesit e mjeteve është një sfidë e përditshme për shkak të gjendjes së rënduar

“Asnjë herë nuk ka vënë kush dirë në të. Edhe fuoristradat copëtohen. Marrim fugona të shekullit para erës sonë”,- është shprehur një shofer.

Sidomos kur të ketë ngrica ça të them unë. Për ngrica aty ngelim”,-tha një tjetër drejtues fugoni.

Për Report Tv banorët thonë se në kohë fushatash gjithmonë është premtuar se rruga do të shtrohej, por deri më sot kjo nuk ka ndodhur.

Ata thonë se me problematike gjendja e rrugës bëhet në ditët me reshje shiu e deborë ku edhe rreziku për aksidente është më i lartë.

“Këta justifikohen duke na sjellë 5, 6 kamionë me çakull. Ju e shihni edhe vetë që nuk mund të mbulohet një gropë me një makinë çakull vetëm për ta tërhequr zvarrë. Sot është kohë e mirë, por po të jetë koha me acar edhe me akull, rruga është e pakalueshme”,- tha një banor i zonës.

Por sipas tyre shqetësim më i madh mbetet transporti i nxënësve në përditë në këtë rrugë, apo rastet e emergjencave shëndetësore, ku vonesa për shkak të infrastrukturës së keqe mund të jetë fatale.

“Të rejat të gjitha po ikin nga këtu vetëm prej rrugës, nxënësit e shkollës duhet t’i çosh nëpër qytete se s’ke ça bën këtu prej rrugës. Rruga për faqe të zezë, dimrit s’kalohet hiç”,- deklaroi një zonjë.

Projekti për rehabilitimin dhe shtrimin me asfalt të rrugës është bërë gati nga Bashkia e Kukësit rreth 6 vite më parë dhe është dorëzuar  për financim pranë qeverisë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

/a.d

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!