AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

GRAFIKËT / 2023, viti më i sigurt për jetën e shqiptarëve në dekadën e fundit! Ç’opinion kanë sot ata?

by SHT Media
13/01/2024
in Politikë
6
0
GRAFIKËT / 2023, viti më i sigurt për jetën e shqiptarëve në dekadën e fundit! Ç’opinion kanë sot ata?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë periudhës 2018-2020, Instituti AGENDA zhvilloi barometrin e opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Barometri ka rifilluar përsëri nga Insituti Agenda me sondazhe periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhet janë realizuar nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Gjithashtu, me rastin e 111 vjetorit të Policisë së Shtetit, Dr. Zaloshnja ka kryer një analizë të vdekjeve/plagosjeve nga krimet dhe aksidentet rrugore për dekadën e fundit.

GJETJET E BAROMETRIT DHE TË ANALIZËS SË SIGURISË

  • Rreth 75.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete – 58.7% pozitiv dhe 16.4% anojnë pozitiv. Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.54 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
  • Rreth 69.7% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 55.9% pozitiv dhe 13.8% anojnë pozitiv. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e opinionit pozitiv me 8.7 pikë përqindje (shihni Grafikun 1).
  • Rreth 75.2% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 5.2 pikë përqindje (shihni Grafikun 2).
  • Rreth 77.6% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 11.6 pikë përqindje (shihni Grafikun 3).
  • Rreth 67.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 6.4 pikë përqindje (shihni Grafikun 4).
  • Rreth 80.3% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 5.3 pikë përqindje (shihni Grafikun 5).
  • Rreth 70.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.4 pikë përqindje (shihni Grafikun 6).
  • Raporti i vdekjeve nga krimi dhe aksidentet rrugore ndaj totalit të vdekjeve gjithsej në Shqipëri zbriti në 10.8 për mijë, nga 20.7 pë rmijë që ishte më 2013 (shihni Grafikun 7). Për këtë tregues, Shqipëria është afër BE-së, ndërsa Mali i Zi larg BE-së (shihni Grafikun 8).
  • Vdekjet nga krimi jashtë familjes (për milion banorë) ishin vjet pothuaj sa çereku i vitit 2013 (shihni Grafikun 9). Për këtë indeks, Shqipëria është shumë afër BE-së, ndërsa Mali i Zi shumë larg BE-së (shihni Grafikun 10)
  • Vdekjet dhe plagosjet e rënda nga aksidentet rrugore (për qindmijë mjete në qarkullim) kanë shënuar një tkurrje galopante gjatë dekadës së fundit (shihni Grafikun 11). Në këtë drejtim jemi ende larg BE-së, por Mali i Zi është shumë më larg (shihni Grafikun 12). Që t’i afrohemi BE-së, duhet të reduktohen ndjeshëm vdekjet e kalimtarëve/biçiklistëve/motoçiklistëve, që përbëjnë mbi gjysmën e vdekjeve rrugore.

GRAFIKËT:

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit
  • Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje
  • Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.