AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Bosi i arratisur në Ekuador ka lidhje me organizatat shqiptare”/ Hoxha: Qindra milionë euro i qarkullojnë…

by SHT Media
11/01/2024
in Kronikë
6
0
“Bosi i arratisur në Ekuador ka lidhje me organizatat shqiptare”/ Hoxha: Qindra milionë euro i qarkullojnë…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për situatën në Ekuador, ku ka shpërthyer një përplasje e madhe mes karteleve dhe shtetit dhe lidhjet me shqiptarët dhe organizatat kriminale shqiptare.

Hoxha tha se organizatat shqiptare kanë lidhje të forta në Ekuador dhe qarkullojnë qindra milionë euro, një pjesë e të cilave përfundojnë edhe në vendin tonë, të investuara edhe në kullat e larta që vijojnë të ndërtohen në Tiranë.

“Në pamje të parë duket se ne jemi shumë larg me Ekuadorin. Por, në fakt është bërë në 7-8 vitet e fundit, një vend shumë i lidhur me Shqipërinë dhe interesat shqiptare, edhe me këto ndërtimet në Shqipëri.

Atje vajta dhe mora informacion, sepse të shpjegonin se çfarë do të ndodhte edhe në Shqipëri.

Ditën e diel, atje është arratisur nga burgu bosi më i madh, Fito. Në momentin e arratisjes, në gjashtë burgje të Ekuadorit ka patur revoltë, janë marrë peng një numër i madh punonjësish.

U inskenua edhe hyrja e njerëzve të armatosur në një studio televizive, hynë gjatë transmetimit live. Krijuan situatë që e detyruan Presidentin e vendit, një 35 vjeçar, ish gazetar, që ka ardhur me premtimin që do të luftojë narko trafikun. Arratisja e këtij personazhi, Los Choneros ka 20 mijë anëtar dhe është problem shumë i madh për shtetin.

Mediat botërore, përfshire CNN, në të gjithë shkrimet për Ekuadorin, shqiptarët janë përfshirë si një palë e interesuar për kaosin që po ndodh në Ekuador.

Fito është një nga personazhet që ka lidhje me organizatat kriminale të narkotrafikut në Shqipëri. Ka kontakte direkte me organizata që kanë bazë tregun europian. Nëse flasim për kullat që ndërtohen në Tiranë, paratë e atyre fitohen në këtë lloj tregu.

Në krahun tjetër, organizata kundërshtare, Los Lobos, edhe ajo ka disa grupe shqiptare me kontakte atje. Organizatat shqiptare funksionojnë në këtë formë.

Një organizatë shqiptare ka lëvizur 32 ton kokainë, në total kishte vlerë 420 milionë euro, hiq 25% që është komisioni për portin, etj, ishte një shumë prej 320 milionë euro e përfituar vetëm nga një organizatë. Prandaj ndodh ky bum në Shqipëri, që ke 55 mijë apartamente bosh dhe çmimi vetëm rritet, ndërkohë që rrogat nuk rriten.

Pjesa kryesore e parasë shkon në Dubai, ne po mundohemi të gjejmë rrugët se si ta sjellim nga Dubai këtu. Ata kanë bërë kaq shumë para, sa e kanë buxhetin shume herë më të madh se Ministria jonë e Brendshme.

Në zgjedhjet e kaluara kishin financuar fushatën e Presidentit të djathtë, me pesë milionë dollarë. Imagjino çfarë u bëjnë fushatave në Shqipëri ata, të shpartallojnë.

Në 2020 është vrarë paraardhësi i Fitos dhe e mori ky në dorë. Gramoz Rexhepi ka qenë me paraardhësin e Fitos. Duket e çuditshme që shqiptarët kanë vajtur në këto nivele.

Siç kemi ne Rolling Hills, në Guayaquil ka një zonë me vila të politikanëve, bankierëve, gazetarëve, narkotrafikantëve dhe shqiptarët rrinin aty. Presidentin para këtij e kishin në një zonë. Ekuadori është në gjendje emergjence tani.

Organizatat më të mëdha këtu, kanë rezultuar me lidhje direkte me Ekuadorin”, tha Hoxha.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.