AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Lefteri mbërrin poshtë pallatit të Berishës: “Shqiponjën” nuk e godasin dot, ne do ta ndjekim kudo në SPAK e sheshe

by SHT Media
11/01/2024
in Politikë
6
0
Lefteri mbërrin poshtë pallatit të Berishës: “Shqiponjën” nuk e godasin dot, ne do ta ndjekim kudo në SPAK e sheshe
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në protestën e sotme (11 janar) të organizuar nga demokratët poshtë pallatit të Sali Berishës ishte edhe Lefter Maliqi, i cili në fjalën e tij e quajti ish-kryeministrin si një “shqiponjë”.

Sipas Lefter Maliqit, Sali Berishën kanë tentuar ta godasin disa herë, por nuk ja kanë arritur. Ai premtoi se do të jenë në krah të tij, kudo në SPAK dhe shesh.

Maliqi kishte një thirrje për të gjithë shqiptarët, që të punojnë sa më shumë me socialistët e zhgënjyer ‘me qëllim për t’i bërë ballë kësaj klike’.

“U bë rreth 11 vjet që drejtohemi nga një sekt i organizuar kriminal, me paratë e drogës, të PPP, të tenderave sekret, të taksave të shqiptarëve, që drejtohet nga një vrasës me pagesë që drejton nga bunkeri i Surrelit. Ky vrasës me pagesë, i demokracisë shqiptare, i pluralizmit politik, me këto para ka lobuar në bashkëpunim me Soros, duke paguar drejtorin e FBI të Nju Jorkut, McGonigal për të vrarë opozitë dhe për të shpallur non grata ‘shqiponjën’ që nuk ka burrë nene qe e izolon. Pasi e shpallën non grata, nuk ia dolën dot, vazhdoi lojën kriminale për ta helmuar me gaz lotsjellës, nëpër sheshe deri në shtëpinë e tij në selinë e PD, por përsëri nuk ia dolën. Vazhduan që ta plagosin ‘shqiponjën’, në bashkëpunim me policinë sekrete, me kriminelë, e goditën duke dalë në protestë, por përsëri nuk ja arriti dot. Kjo ‘shqiponjë’ vajti në foltore dhe përshëndeti gjithë demokratët dhe shqiptarët në sy të Evropës dhe botës.

Pasi e pa që i hoqi vulën nuk i vuri emrin ‘shqiponjës’ në koalicion, i hoqi komisionerët, fondet që i takonin. Me paratë e krimit, me polici sekrete nuk e mposhti dot, e pa që mori 600 mijë vota.

Këtu nuk ka nevojë për vetëkënaqësi, por ka nevojë për tu thënë juve që ai që ka frikë vdes çdo ditë. Lefter Maliqi ka konkurruar në Kuçovë, 33 vjet drejtohej nga socialistët. U përballa me këto pengesa, me oligarkë, me banditë, me Çuçin e ish gruas së vet. E kam shkatërruar, ja kam hequr  mjekrën. Çfarë bënë? Në orën 11.20 urdhëruan policinë sekrete, mbyllën KZAZ, ikën dhe për herë të parë kutitë i lanë në një dhomë të fshehtë. 18 kuti në të gjitha seancat që kam bërë kanë dalë pa pamje filmike, procesverbale false dhe çdo gjë kuti të dhuruara. Fituan me kuti të ndërruara, me banda. Kjo betejë vazhdon sot, ndaj ai Hajdari që është më keq se Gjici i Kukësit dhe që sot është në SPAK.

Çfarë ndodhi me ‘shqiponjën’? Pasi e pa që është i fortë urdhëroi SPAK e partisë që ta izolojë, por ‘shqiponja’ del në ballkon, jep mesazh shqiptarëve dhe demokratëve. Ne të gjithë këtu do e ndjekim ‘shqiponjën’, jo vetëm këtu, por edhe para SPAK, nëpër sheshe, derisa ‘shqiponja’ të fluturojë drejt ballkonit të blinduar të kryeministrisë në kat të dytë, të përshëndesim demokratët dhe shqiptarët. Kjo do ja arrijë.

Policët në hyrje dhe dalje po na bëjnë edhe ne ca referime në prokurori, por nuk kemi frikë as SPAK as polici përveç zotit. Thirrja ime është e sinqertë, shkurt dhe saktë. Ju lutem, krahas kësaj që po bëjmë duhet të punojnë me socialistet e zhgënjyer, të mobilizohemi për ti bërë ballë kësaj klike dhe i kemi mundësitë”, tha ne fjalen e tij Maliqi./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit
  • Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje
  • Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.