• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

‘Zgjedhorja’/ Deputeti i PS: Konsensusi s’është gjithmonë i nevojshëm, opozita duhet të kuptojë se s’mund të imponohet me forcë

10/01/2024
in Politikë
‘Zgjedhorja’/ Deputeti i PS: Konsensusi s’është gjithmonë i nevojshëm, opozita duhet të kuptojë se s’mund të imponohet me forcë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën, në një konferencë për mediat pas mbledhjes dy ditore me kabinetin qeveritar, se Reforma Zgjedhore mund të bëhet edhe pa komision, teksa mori shembull parlamentet e vendeve fqinje, të cilat nuk e kanë të nevojshme të dakordësohet i gjithë Kuvendi.

Duke folur për këtë në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, deputeti socialist Arben Pëllumbi theksoi se konsensusi jo gjithmonë është i nevojshëm. Ai thotë se ka ardhur momenti që politika të sillet si e pjekur duke shtuar se opozita duhet të kuptojë se s’mund të imponohet me forcë.

“Politika pas 30 e ca vitesh me uljet e ngritjet e veta, me problemet dhe me nevojën për konsensus edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, mbërrin në një moment që duhet të sillet si e pjekur. Do të thotë se në një demokraci për sa kohë ka një maxhorancë dhe opozitë, jo gjithmonë konsensusi është i nevojshëm. Konsensusi duhet të jetë elementi i fundit dhe për këtë punë janë maxhorancat. Minoranca duhet të kuptojë se nuk mund të imponohen me asnjë lloje gjuhe force. Kur kemi një çështje të madhe me interes nga të dyja palët, në mënyrë automatike duhet të gjendet konsensusi. Për sa kohë kjo nuk është kuptuar siç duhet dhe gjithmonë është përdorur zgjidhja e ashpër janë detyruar të ndërhyjnë edhe ndërkombëtarët dhe të krijohet kultura e komisioneve bipartizane. Çka të detyron që për të bërë reforma të mëdha, qoftë dhe për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, ti ishe i detyruar që të bashkëpunoje me krahun tjetër. Kemi dy momente, e para të kemi një pjekuri tjetër sepse Shqipëria është pothuajse në BE. Ndërkombëtarët sot e dinë se çfarë pjekurie duhet të ketë klasa politike e një vendi që aspiron për pak vite të jetë në BE. Nuk mund të sillet si e papjekur dhe prapë të kemi nevojë për ndërhyrjen ndërkombëtare. Ky moment ka ardhur. Institucionet duhet të veprojnë.”, theksoi deputeti.

Ai shtoi se djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje por së fundmi edhe qëndrimi i gabuar për non gratën e Sali Berishës ishte një kosto e madhe për PD-në.

“Kur një politikë e një vendi demokratik fillon dhe piqet, qëndrimet e forta dhe të ashpra nuk prodhojnë demokraci. Ne këtë e kemi diskutuar edhe me djegien e mandateve apo me mospjesëmarrjen në zgjedhje, që PD do të kishte një kosto për këtë. Pastaj qëndrimi i gabuar ndaj shpalljes non grata të PD, sigurisht që ka një kosto të madhe për PD-në. Përtej kësaj, edhe sikur të ishte forcë solide, sot nuk ka nevojë të kesh konsensuse të mëdha apo bipartizane kur të funksionojnë institucionet. Ashtu siç e tha Rama, komisioni bipartizan nuk është se është shkruar gjëkundi.”, shtoi Pëllumbi./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!