AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“S’më morën seriozisht…”/ I dha fund jetës në “anijen hotel”, flet shoku i dhomës së Leonard Farrukut: Ishte si një burg

by SHT Media
10/01/2024
in Kronikë
6
0
“S’më morën seriozisht…”/ I dha fund jetës në “anijen hotel”, flet shoku i dhomës së Leonard Farrukut: Ishte si një burg
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoku i dhomës së Leonard Farrukut, i cili vrau veten në “Bibby Stokholm” ka dhënë detaje lidhur me bashkëjetesën me shqiptarin e ndjerë. Por po ashtu ka bërë edhe një apel të fortë, duke u shprehur se edhe të tjerët mund të dëmtojnë veten nëse kushtet në anijen e shndërruar në hotel nuk përmirësohen.

Yusuf Deen Kargbo ndante një dhomë me Leonard Farrukun kur ai u gjet i pavetëdijshëm, në fillim të 12 dhjetorit.

Kargbo i tha BBC News se e kishte 10 ditë që ndante dhomën me 27-vjeçarin.

“Ndonjëherë ai donte të rrinte vetëm. Ai ishte një person shumë i qetë. Atij i pëlqente të ishte vetëm, ulej vetëm duke luajtur me telefonin e tij”.

Ai tha se Farruku nuk dukej i pakënaqur.

“E dëgjoja që qeshte në telefonin e tij, ndonjëherë deri në orën një ose dy të natës, mendova se ndoshta shihte ndonjë video humori në telefonin e tij, aq shumë qeshte”.

Më 11 dhjetor Farruku doli nga kabina pas mëngjesit dhe u kthye rreth orës 18:00.

“Ai vetëm më tha ‘përshëndetje’ dhe shkoi direkt në banjë”.

Kargbo tha se më pas u largua për të ngrënë darkë dhe për t’u lutur. Kur u kthye në dhomë, banja ishte e mbyllur.

“Kur trokita, mendova se nuk kishte njeri në banjë. Trokita, nuk kishte asnjë përgjigje. Trokita, trokita, pa përgjigje. Unë thashë ‘përshëndetje’ por nuk kisha përgjigje.”

Vetëm të nesërmen në mëngjes, kur Kargbo zbuloi se banja ishte ende e mbyllur dhe Farruku nuk ishte në shtratin e tij, ngriti alarmin. Por kuptoi se stafi nuk e mori seriozisht. Por kur hapën me forcë derën e banjës, e gjetën Farrukun pa ndjenja. Ai tha se u përpoqën ta sillnin sërish në jetë dhe thirrën ambulancën. Megjithatë, i riu shqiptar kishte ndërruar jetë.

Kargbo u zhvendos në një hotel pesë ditë pas vdekjes së Farrukut, por ende ka komunikim me shokët e tij në Bibby Stockholm. Ai tha se ende merr ankesa nga ata për ushqimin me cilësi të dobët, dushin me ujë të ftohtë, e të tjera shqetësime që nuk trajtohen kurrë.

“Anija është si burg.”

Kargbo, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nga Sierra Leone, i tha BBC News se njerëzit në anije nuk kanë asnjë shpresë për jetën e tyre.

“Ata thonë se kjo (vdekja e Leonardit) është vetëm fillimi… Ata po përpiqen të japin një paralajmërim, anija nuk është vend i mirë për ta. Çdo ditë stresi po u shtohet dhe po përkeqësohen.”

Maune Bibby Stockholm synohet të jetë një alternativë më e lirë për akomodimin në hotel për ata që presin përgjigjen e kërkesave të tyre për azil. Projekti u propozua si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të reduktuar numrin e njerëzve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla. Azilkërkuesit e parë hynë në bord në gusht 2023, por ata duhej të zhvendoseshin pas një jave pasi në sistemin e ujit u zbulua bakteri legjionella. Por pavarësisht kritikave, u rikthyen sërish në tetor./m.j

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.